Home Bota Oslo, Breivik: Do ti vrisja serish

Oslo, Breivik: Do ti vrisja serish

600
0

Anders Bering Breivik, i cili ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz në Norvegji ka deklaruar se do ta riperseriste masakren.

Deklarata eshte bere ne seancen e sotme, ku ai eshte perballur me trupin gjykues.  Ne diten e pare te gjykimit, Breivik është deklaruar i pafajshëm dhe nuk ka shfaqur fare pendese.

Ai ka thënë se vendosja e makinës-bombë, që ka vrarë tetë persona në Oslo dhe vrasja e 69 të rinjve në një ishull jashtë kryeqytetit ka qenë për “vetëmbrojtje” dhe jo një akt kriminal.

Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin që ka bërë si “sulmin më të sofistikuar dhe më spektakular politik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke thënë se do ta bënte sërish.

Breivik ka thënë se po lufton për të shpëtuar Evropën nga Islami dhe multikulturalizmi. Nëse shpallet fajtor dhe ligjërisht i çmendur, Breivik mund të përballet me 21 vjet heqje lirie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here