Home Politike E djathta, bisedime per tu bashkuar ne konfederate kombetare

E djathta, bisedime per tu bashkuar ne konfederate kombetare

584
0

basha-topiE djathta shqiptare pritet të bashkohet dhe të funksionojë në një Federatë, ku gjithë partitë e djathta të jenë nën një organizim të bredshëm duke sjellë dhe maksimalizimin e veprimit politik. Me të njëjtin format si e djathta e bashkuar e grumbulluar te Poli i Lirisë dhe udhëhequr nga Berluskoni, dhe kreu i ri i PD Basha ka nisur përgatitjet për krijimin e federatës, qëllimi kryesor i së cilës është grumbullimi nën drejtimin e një kupole të përbashkët me dominancë PD, të të gjithë të djathtëve e për pasojë evitimin e mundshëm të çarjes së PD pas përplasjeve më të fundit për shkak të garës për kreun e PD mes vetë Bashës dhe rivalit të tij brenda partisë, Sokol Olldashi.

Skema ka nisur që me negociatat që ka filluar Basha me Bamir Topin kreun e FRD dhe Kreshnik Spahiun kreun e AK, për t’i afruar në një aleancë me PD dhe bllokun e djathtë opozitar në kuadrin e një opozite të bashkuar. Burimet brenda selisë blu saktësojnë se Basha ka hedhur idenë e krijimit të federatës së djathtë të ngjashme me atë që kanë bërë dhe partitë anëtare të PPE-ve dhe Berluskoni, që gjithnjë në çdo palë zgjedhje, ka arritur të marrë maksimumin.

Ndërkohë që krijimin e një federate të partive të djathta shqiptare e favorizon shumë dhe sistemi elektoral proporcional rajonal, ku partitë e vogla janë të penalizuara për shkak të rritjes së varjueshme të pragut elektoral, gjë që ka lënë jashtë Kuvendit parti që kanë marrë shumë vota. Pikërisht mbi këtë nevojë dhe për maksimalizimin e votës, lidershipi i PD po përpiqet për krijimiin e federatës së djathtë, duke parë në këtë grup Partinë Republikane, PLL, FRD, AK, dy partitë e Ballit Kombëtar, PBL, PDK, PLD dhe LZHK që janë partitë kryesore të koalicionit të djathtë shtuar këtu të gjitha partitë e spektrit të djathtë, me të cilat ka hyrë në zgjedhje.

Ndërkohë që ka ngurrim në lidhje me ftesën për PDIU të Idrizit, një parti e cila ka si kauzë të saj jo ideologjinë por zgjidhjen e çështjes çame. Federata pritet të funksionojë në bazë të një këshilli koordinues, ku të ruhet indetiteti politik, kryesisht i partive të mëdha, të ketë një seli të përbashkët përpos selive të tyre, vetëm një drejtues e nënkryetarë aq sa janë partitë që bashkohen.

Do kërkohet që krijimi dhe funksionimi i Federatës të jetë maksimumi efektiv në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndërkohë që pritet të bëhet funksionojë si projekt “pilot” që në zgjedhjet vendore të 2015. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet sipas mbështetjes nëpër rajone, ndërkohë që nuk do të ketë lista të veçanta por vetëm një listë e përbashkët për të gjithë partitë përbërëse të Federatës së Djathtë Shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here