Home Aktualitet Vjedhja te BSH, ne prokurori edhe guvernatori Fullani

Vjedhja te BSH, ne prokurori edhe guvernatori Fullani

716
0

OLYMPUS DIGITAL CAMERAHetimet për skandalin e zhdukjes së mbi 700 milionë lekë të rinj nga thesari i Bashkës së Shqipërisë në Linzë, përfshijnë edhe Guvernatorin Ardian Fullani. Ky i fundit është në listën e drtejtuesve të Bankës së Shtetit, që janë në listën e personave që do të pyetën për vjedhjen në qendrës e Emisionit të Monedhës.

Deri tani, prokuroria ka zbuluar 2 skema të vjedhjes së kartmonedhave. E para është ajo e vjedhjes nga baletat e importit të kartmonedhave në Lek nga Zvicra, të cilat hapeshin e vidheshin, ndërsa paratë zëvendësoheshin me libra.

Skema e dytë është ajo e vjedhjes dhe hedhjes në qarkullim të kartmonedhave të dëmtuara, të cilat i nënështrohen procedurës së asgjesimit. Burimet thanë se ende nuk është bërë një auditim dhe inventarizim i plotë i gjendjes dhe ndërhyrjeve të kryera në thesar, ndërsa shuma sipas burimeve mund të shkojë deri në 20 milionë USD, e vjedhur në 4 vite.

Prokuroria ka tashmë të arrestuar 2 punonjësit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Bitraj ka dalë në rrethana pohuese për vjedhjen e kartmonedhave duke pretenduar se 600 milionë lekë të rinj i ka luajtuar dhe humbur në kumar.

Prokuroria ka kërkuar nga bankat e nivelit të dytë verifikimin e numrave të sigurisë të kartmonedhave që u janë nënshtruar procedurës së asgjësimit nga Banka e Shqipërisë, pasi dyshohet se një pjesë e mirë e tyre janë vjedhur dhe janë hedhur sërish në treg.

Zbulimi I skemës së vjedhjes u bë javën e kaluar nga një audit i brendshëm i bankës, i cili po verifkonte pikërisht procedurën e asgjesimit të kartmonedhave të dëmtuara. Prokuroria dyshon se vjedhja nuk është bërë vetëm nga 2 të arrestuarit, dhe se këta kanë patur bashkëpuntorë të tjerë që kanë mbyllur dyshimet apo procedurat në mënyrë që vjedhja të mos zbulohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here