Home Aktualitet E majta drejt fitores ne Tirane dhe Durres. Bien disa bastione te...

E majta drejt fitores ne Tirane dhe Durres. Bien disa bastione te se djathtes

683
0

zgjedhje-vendore-harta2Vota e 21 qershorit rikonfirmon të majtën, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj. Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, pas zgjedhjeve të së dielës ku mbi 3.3 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

Votat e deritanishme në Tiranë çojnë drejt udhëheqjes së bashkisë së kryeqytetit kandidatin e majtë Erion Veliaj me një diferencë mjaft të thellë me kandidatin e djathtë Halim Kosova. Veliaj, ka surprizuar në këto zgjedhje, teksa ka arritur të dalë fitues edhe në ato zona të cilat janë cilësuar si bastione të djathta.

Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. 63 parti të cilat garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.

Zhvillimet përgjatë gjithë ditës minutë pas minute

Ora 00:50 Ilir Krosi bie pas 3 mandatesh, Dibrën e merr e majta
Dibra është një tjetër bastion i djathtë i cili “thyhet” në këto zgjedhje dhe fitohet nga të majtët. Pas 3 mandateve nën drejtimin e Ilir Krosit, Dibra do të ketë kryebashkiakun e ri Shukri Xhelilin. Kandidati i së majtës udhëhoqi me 434 vota me shume se kandidati i djathte. (Shukri Xhelili mori 15022 vota, ndërsa Ilir krosi 14588 vota). E majta në këtë bashki ka nisur festimet.

Në garë për Bashkinë e Dibrës ishin 5 kandidatë, Ilir Bulku i pavarur, Dik Spata i PBDNJ-së dhe Zaim Korsi i partisë Aleanca Popullore dhe Ilir Krosi i PD-se me Xhelilin qe u shpall fitues.

Ora 22:55 Përfundon procesi në Vlorë, fiton ASHE
Dritan Leli është kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane me profesion mjek fitoi bindshëm përballë kandidatit të djathtë për bashkinë e qytetit bregdetar. Ndërtuesi Genc Deromemaj mori vetëm 33 % të votave përballë 61 përqindëshit që garantoi Leli. Për Bashkinë e Vlorës ishte në garë edhe kandidati i pavarur Vasil Bedinaj i cili mundi të marrë vetëm rreth 6 % të votave.

Deputetja Valentina Leskaj e vlerësoi fitoren në Vlorë rezultat të mirëqeverisjes, ndërsa numrin e vogël të pjesmarrësve në votime, zonja Leskaj e lidhi me emigracionin dhe eksodin. Nga ana tjetër, sipas Leskajt, opozita ishte e dobët. “Më vjen keq, kemi një opozitë kaq të dobët. PD nuk mundi të përshtatej me të qenit në opozitë”, tha Leskaj.

Ora 22:40 Perfundon procesi ne Bulqize, fiton ASHEE
Melaim Damzi korr fitore ne Bulqize duke u zgjedhur kryetar Bashkie. Kandidati i se majtes ishte ne gare me kundershtarin e djathte Durim Balla.

Ora 22:30 Perfundon procesi ne Kucove, fiton ASHEE
Selfo Kapllani shpallet fitues i Bashkisë së Kuçovës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane mori rreth 57 % të votave përballë kundërshtarit të tij të djathtë Myslim Haxhi i cili mundi të marrë 42. 05 % të votave.

Ora 22:17 Përfundon procesi në Shijak, fiton ASHE
Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka fituar edhe Bashkinë e Shijakur. Kandidati i së majtës Ardian Kokomani u shpall fitues me 57. 5 % të votave, ndërsa përballë tij ishte kandidati i koalicionit të djathtë Redi Saraçi i cili mori 41. 1 % të votave. Në garë për bashkinë e Shijakut ishte edhe Mehmet Rakipi i cili kandidonte nën siglën e partisë Aleanca Popullore.

Ora 22:00 Përfundon procesi në Përrenjas, fiton ASHEE
Votat e qytetarëve të Përrenjasit kanë shpallur fituese Miranda Rirën, kandidaten e koalicionit të majtë e cila nga sot do të drejtojë Bashkinë e Përrenjasit. Rira mori rreth 60 % të votave, ndërsa kundërshtari i saj, kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet mori rreth 40 % Bajazit Karriqi të votave.

Ora 20:11 Perfundon procesi ne Lezhe, fiton APPD
Gara në Bashkinë e Lezhës ka shpallur fitues kandidatin e djathtë Fran Frrokaj me 55% të votave, kundrejt 45% të kandidatit të ASHE Viktor Tushaj.  Tushaj humbi bashkinë e Lezhës pas dy mandateve dhe nuk arriti të fitojë mandatin e tretë në këto zgjedhje vendore.  Gara mes dy kandidatëve të kësaj bashkie ishte mjaft e fortë dhe rezultati paraprak mes tyre ka qenë mjaft i ngushtë gjatë gjithë numërimit. Diferenca e fitores së Frrokaj vjen me 10%

Ora 20:10 Perfundon procesi ne Gjirokaster, fiton ASHEE
Zamira Rami është kryetarja e re e Bashkisë së Gjirokastër e shpallur fituese me rreth 2 mijë vota para përballë kandidatit të djathtë Igli Kokalari.

Ora 20:04 Përfundon procesi në Patos, fiton ASHE
Rajmonda Balilaj është kryetarja e re e Bashkisë së Patosit. Kandidatja e Aleancës për Shqiëprinë Evropiane u shpall fituese me 61.8  % të votave përballë kandidatit të djathtë Luan Mustafaj i cili mundi të marrë 38. 2 %.

Ora 19:58 Përfundon procesi në Elbasan, fiton ASHE
Qazim Sejdini rikonfirmon një mandat të tretë në bashkinë e Elbasanit. Kandidati i aleancës së majtë mori 60.26 % të votave përballë 39.74 % që mundi të siguronte kandidati i koalicionit të djathtë Ardjan Turku.

Ora 19:38 Përfundon procesi në Fier, fiton ASHE
Armando Subashi shpallet kryetari i ri i Bashkisë së Fierit. Ish-deputeti socialist mundi të marrë rreth 55 % të votave përballë kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Enkelejd Alibeaj me rreth 40 %. Për bashkinë e Fierit garonte edhe Albert Çaçi i Partisë Social Demokrate, i cili ka marrë 6 % të votave.

Ora 19:15 Probleme në Berat, ndërpritet numërimit, largohen komisionerët e PD
Është ndërprerë procesi i numërimit në qytetin e Beratit pasi komisionerët e PD janë larguar nga qëndrat e numërimit. Ata pretendojnë se fletët e votimit në kutinë 31 nga 51 kuti gjithsej janë pa vula dhe kutia nuk është mbyllur ende. Madje ata thonë se kjo kuti është gjendur e hapur dhe cilësohet si e pavlefshme e për këtë arsye kanë bojkotuar procesin e numërimit

Ora 18:36 Anëtarët e PD në Berat nuk lejojnë të numërohet kutia nr.3450
Tensionohen anëtarët e PD në Berat, kërkojnë sipas ligjit që kutia me nr.3450 të mos numërohet për arsye se nuk korrespondojnë vulat dhe nuk është shoqëruar nga forcat e policisë por nga kryetari i komunës Roshnik.

Ora 18:20 Përfundon procesi në Devoll, fiton APPD
Bledjon Nallbati i së djathtës fiton Bashkinë e Devollit. Nallbati u shpall fitues me mbi 50 % të votave, në një rezultat shumë të ngushtë me kandidatin e së majtës Kosta Qaja.

Ora 18:14 Përfundon procesi në Kukës, fiton APPD
Qytetarët e Kukësiot kanë zgjedhur në krye të bashkisë Bashkim Shehun, kandidatin e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet i cili është shpallur fitues nga verdikti i 21 Qershorit. Përballë tij ishte kandidati i majtë i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Hasan Halilaj i cili ka marrë 44.05 % të votave prëballë 55.95 % që mori Shehu.

Ora 17:50 Gjoncaj për A1 Report: Ecurinë shumw e mirw, fiton e gjithë shqipëria
“Ka problematika të vogla si rasti i Dibrës dhe ai i Këlcyrës.Këto janë zgjedhjet më të mira që ne kemi bërë”. Kështu u shpreh përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj. Në një intervistë për A1 Report Gjoncaj tha se gjithçka që do të dalë nga ky proces do të jetë i mirëpranuar nga të gjitha palët.

“Procesi zgjedhor ishte me standarde  të larta, i vlerësoj vrejtjet e OSBE-ODIHR edhe pse nuk munda ta ndiqa. Por, në dijeninë time them se këto janë zgjedhjet më të mira që ne kemi bërë. Gjithçka që do dalë nga ky proces do jetë i mirëpranuar nga të gjitha palët”, – tha Gjoncaj.

Pyetjes si e komenton faktin që numërimi i votave për Këshilltarë  Bashkiakë nuk ka nisur ende, ai tha se këto zgjedhje në radhë të parë bëhen për të zgjedhurit vendorë, por kanë rëndësinë e tyre edhe këshilltarët bashkiakë sepse ata janë parlamenti vendorë.

“Është e vërtetë. Rendet për të përmbyllur numërimin për kandidatët dhe kjo është logjike, por ka në rëndësi edhe votat për këshilltarët sepse ata janë parlamentet vendore”, – tha ai.

Më tej ai tha se në këto zgjedhje pavarësisht rezultateve ka fituar Shqipëria.
Fitoi Shqipëria në këto zgjedhje. Jam i gëzuar që koalicioni im është fitues, por jam i lumtur që procesi shkoi dhe po shkon shumë mirë dhe për këtë fiton e gjithëshqipëria”,-tha Gjoncaj

Ora 17:50 Përfundon procesi në Kurbin, fiton ASHE
Artur Bardhi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane është shpallur fitues i bashkisë së Kurbinit.  Edhe pse u dorëhoq nga gara, kandidati i së djathtës votuesit duket se kanë shprehur vullnetin e tyre me votë për kandidatin Altin Biba, i cili ka marrë 2313 vota.

Ora 17:45 Përfundon procesi i numërimit në Dropull, fiton APPD
Arqile Deçka, kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet fiton bashkinë e Dropullit.

Ora 17:40 Përfundon procesi në Cërrik, fiton ASHEE
Altin Toska është fituesi i Bashkisë së Cërrikut. Toska ka mundur të marrë më shumë vota se aknddiati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Qamil Boja.

Ora 17:30 Përfundon procesi në Këlcyrë, fiton ASHE
Me 117 vota më shumë, Klemend Ndoni është shpallur kryebashkiak i Këlcyrës duke marrë 2397 vota nga qytetarët që shprehën vullnetin e tyre më 21 Qershor. Ndërkohë kandidati i pavarur Bujar Fezga i cili mori mbështetjen e PD-së pas dorëheqjes së kandidatit të propozuar prej tyre Altin Biba, mori 2280 vota.

Ora 17:23 Përfundon procesi në Mallakastër, fiton APPD
Agron Kapllanaj shpallet fitues i Bashkisë së Mallakastrës me 1750 vota më shumë ndaj kandidatit të majtë Shqyqyri Kapllani.

Ora 17:00 Përfundon procesi në Vaun e Dejës, fiton APPD
Me 2 mijë vota diferencë kandidati i partisë Demokratike Zef Hila ka fituar Bashkinë e Vaut të Dejës përballë kandidat të majtë Gjok Lleshi.

Zef Hila ka qenë 5 herë kryetar komune, 4 mandate prej të cilave në krye të komunës së Bushatit. Por nga sot do të jetë kryetar i Bashkisë së re të Vaut të Dejës.

Ora 16:16 Përfundon procesi në Tepelenë, fiton ASHE
Tërmet Peçi është kryetari i ri i bashkisë së Tepelenës i dalë fitues nga zgjedhjet e 21 Qershorit. Ai ka mundur të marrë 4016 vota, një rezultat i thellë ky përballë 1826 votave të Veip Çelës me të cilin aleanca e djathtë garonte në këto zgjedhje. Ndërkohë Dritan Memushi, kandidat i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 1283 vota, një numër i përafërt ky me rezultatin që ka mundur të kapë kandidati i djathtë.

Ora 16:20 Sarandë, Florjana Koka shpallet fituese: Falenderoj ata që besuan
Kandidatja e së majtës, Florjana Koka është shpallur fituesja e garës për Bashkinë e Sarandës.
“Procesi ishte korret, i rregullt dhe i ndershëm. Alternativa jonë ishte më e mirë, falënderoj ata që besuan te projekti ynë”- u shpreh Koka për A1 Report.

Ora 16:00 Mbyllet numërimi në Njësinë 8, fiton Veliaj. Bushati: Historike për të parë herë fiton e majta
Deputeti socialist Ervin Bushati nga njësia numër 8 së bashku me një grup mbështetësish në një deklaratë për mediat tha se numërimi përfundoi për këtë njësi dhe Erion Veliaj është shpallur fitues.Bushati u shpreh entuziast duke e cilësuar këtë fitore si historike pasi është hera e parë që e majta merr fitoren në këtë njësi që ka votuar tradicionalisht djathtas.

Ora 15:57 Përfundon procesi në Pogradec, fiton APPD
Qyteti i Pogradecit do të drejtohet 4 vitet e ardhshme nga kandidati i djathtë në këto zgjedhje  Eduard Kapri, i cili ka marrë 17.388 vota përkundrejt 15.675 vota të marra nga kandidatja e ASHE, Diana Mile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here