Vetëm para dy ditësh supermodelja Vildane Zeneli ka postuar një foto seksi. Si gjithnjë, ajo ka guxuar të bëjë një selfie, ku dhe ka ekspozuar gjoksin e saj.
E duket se për disa kohë Vildania nuk do të mundet të bëjë të tilla poza. Kjo pasi vetëm ditën e djeshme, modelja ka pësuar një aksident. Është rrëzuar në banjon e shtëpisë dhe si pasojë ka thyer krahun. Ka qenë vetë bukuroshja që nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur këtë lajm. “Më ndodhi kjo sot. Rrëshqita në banjo dhe theva dorën e krahun tim. Unë isha në operacion dhe dora ime është në këtë gjendje. Por mund të ndodhte edhe më rëndë. Unë jam mirënjohëse për shokët e mi që ishin këtu dhe që më uruan shërim të shpejtë. Ju dua shumë”, shkruan Vildane Zeneli pas aksidentit. Për disa kohë ajo do të shkëputet nga karriera për tu rikuperuar, pas dëmtimeve të shumta që ka marrë.