Home Rajoni Rodos, mbytet anija me 200 pasagjere, deri tani 3 te vdekur

Rodos, mbytet anija me 200 pasagjere, deri tani 3 te vdekur

694
0

rodos-anijaNjë anije me rreth 200 emigrantë në bord është mbytur ditën e sotme në ishullin Rodos në Greqi. Nga informacionet paraprake raportohet për tre persona të vdekur. Viktimat janë një burrë, një grua dhe një fëmijë, identitetet e te cileve ende nuk dihen. Dyshohet se anija u mbyt pasi u perplas me shkembinjte prane bregut.

Ndërkohë 28 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mediat bëjnë me dije se shumë nga emigrantët dolën në breg me not para se anija të fundosej. Dhjetra policë dhe forca vullnetare kanë shkuar për të shpëtuar emigrantët. Autoritetet vendase dyshojnë se ka më shumë viktima. Ende nuk dihet i saktë numri i pasagjerëve që ndodheshin në anije.

Sipas informacioneve paraprake anija ishte nisur nga Turqia ndërsa trafikanti i ka braktisur emigrantet në mes të detit sapo anija ka nisur të fundoset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here