Home Aktualitet Panik, avioni i “Blue Panorama” ben 2 here ulje emergjente

Panik, avioni i “Blue Panorama” ben 2 here ulje emergjente

611
0

blue-panoramaNjë defekt teknik gjatë fluturimit ka detyruar avionin e “Blue Panorama” të ulet dy herë në Rinas, pak çaste pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në fluturimin e parë të orës 07:00 të këtij mëngjesi, “Blue Panorama” ka pësuar avari në motor duke bërë uljen e parë të detyruar në aeroport. Burime për A1Report thanë se pas uljes së detyruar të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni deri në rregullimin e defektit, por një pjesë e tyre refuzuan të rinisin udhëtimin me kompaninë ajrore italiane “Blue Panorama”. Po sipas këtyre burimeve, pasagjerëve nuk i janë dhënë bagazhet dhe as lekët e biletës duke i detyruar të hipin sërish në avion me destinacion Firencen ne Itali.

Por edhe nisja e dytë e fluturimit rreth orës 09:30 ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi defekti në motor është shfaqur sërish pak pas ngritjes nga Rinasi duke bërë për së dyti ulje të detyruar në aeroport.

Pas këtij momenti, thanë burimet, udhëtarëve u janë rikthyer lekët e biletave.

Vendimin per tu ngritur sërish në fluturim e ka marrë komandanti i avionit, piloti i parë i cili ka parë të arsyeshme se avioni është në kushte për të çuar në fund udhëtimin, edhe pse parashikimi i tij nuk doli ashtu siç pritej!

Kompania “Blue Panorama” operon prej kohësh në Shqipëri, duke zëvendësuar kompaninë “Belle Air”, e cila shkaktoi probleme për shumë qytetarë para se të shpallte falimentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here