Home Aktualitet Skandal: Uniformat blu perleshen midis tyre

Skandal: Uniformat blu perleshen midis tyre

537
0

policia-shtetitUniformat blu të kryeqytetit përfshihen në një skandal, ku tre oficerë policie konfrontohen fizikisht midis tyre. Ngjarja është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Vorë, ku oficeri i krimeve Parparim Myftari ka kërkuar ndihmë nga salla operative pasi kishte pikasur një automjet të dyshimtë dhe kish vendosur ta ndalonte.

Në momentin e mbërritjes së patrullës mbështetëse, Myftari i ndodhur i vetëm nuk ka mundur ta ndalojë automjetin pasi ai është larguar me shpejtësi. Myftari, i cili mësohet se është dhe nipi i ish shefit të Shijakut të vrarë vitin e shkuar, Adem Tahirajt, ka kërkuar sqarime nga kolegët për vonesën, ndërsa ata i janë përgjigjur me arrogancë që “S’të japim llogari ty!”

Kaq ka mjaftuar që gjithçka të degjenerojë në një përleshje fizike, ku nga hetimet paraprake dyshohet se patrulla mbështetëse është vonuar pasi dy oficerët kanë qenë në gjumë.

Burime për “A1Report!” konfirmojnë se shkak i konfrontimit fizik ka qenë pikërisht vonesa e kolegëve të Myftarit për ta ndihmuar, pasi ata në vendngjarje kanë mbërritur me një orë vonesë. Për ngjarjen ka nisur hetimet ndërsa pritet që SHKB të zbardhë gjithçka që ka ndodhur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here