Home Aktualitet Shqipëria, Fule: Dialog. Ngërçi pengoi progresin

Shqipëria, Fule: Dialog. Ngërçi pengoi progresin

568
0

Eurokomisioneri Stefan Fule propozon hapjen e negociatave me Malin e Zi, rekomandon dhenien e statusit kandidat per Sebrine dhe nenvizon mungesen e progresit te plote per Shqiperine, kushtezuar nga ngerci politik dhe bojkoti parlamentar.

Ne mesdite ai ka nisur prezantimin e progres raportit per  vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipërine para PE-se.

Ne fjalen e tij, Fule e ka cilesuar procesin e zgjerimit si shume te rendesishem, por sipas tij ne vende si Kosova e Serbia  nuk ka pasur zhvillime pozitive.

Ai ka inkurajuar partneret dhe vendet e interesuara te zgjidhin sa me shpejt te jete e mundur problemet me te cilat ndeshen dhe per te cilat nderkombetaret e kane thene fjalen e tyre.

“Sot Kroacia eshte shume ndryshe nga vendi qe aplikoi per here te pare, Te drejtat themelore respektohen dhe demokracia funksionon. Kroacia duhet te vazhdoje pergatitjet, raporti identifikon fushat, ku kerkohet me shume pune. Komisioni do te monitoroje permbushjen e te gjithe kerkesat qe kane mbetur”- tha ai.

Ne raportin per Shqiperine, Fule ka theksuar mungesen e progresit te plote. “Ne identifikuam 12 prioritete duke i adresuar përpara hapjes së dialogut. Progresi është penguar nga stanjacioni politik dhe bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Së fundi kemi pasur disa sinjale pozitive, si vendosja e dialogut mes partive politike. Kjo është urgjente për të lejuar progresin”- tha Fule.

Hapen negociatat per Malin e Zi

“Vitin e kaluar atij iu dha statusi kandidat dhe keshilli vendosi te merrte ne konsiderate hapjen e negociatave. Ai ka punuar shume, kemi pare progres te vertete duke perfshire reformat ne gjyqesor, ligjin antidiskriminim, kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, fjalen e lire, lirine e medias. propozoj qe te hapim negociatat me Malin e Zi. Ai duhet te vazhdoje me reformat dhe te konsolidoje progresin”- tha Fule.

Serbia merr statusin kandidat

Fule ka rekomanduar t’i japet Serbise statusi kandidat. “Kjo duke kuptuar qe ajo do te angazhohet ne dialog me Kosoven dhe te ece me shpejtesi te zbatohen marreveshjet. Rekomnadojme qe negociatat te hapen sa me shpejt ne momentin qe Serbia arrin progres, kryesisht hapa te metejshem per te normalizuar marredheniet me Kosoven”- tha ai.

Raporti per Shqiperine

Ashtu sic pritet edhe per kete vit pergjigja qe Brukseli do te jape per vendin tone do te jete negative sa i perket aplikimit qe ka bere Tirana zyrtare per marrjen e statusit te vendit kandidat.

Sipas axhendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit. Më pas në orën 14:00 Fyle do të dalë në një konferencë per shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria.

Ambasadori i KE në Tiranë Etore Sekui shmangu dje çdo koment për progress raportin duke thenë se sot do të ketë shumë mesazhe për të. Ambasadori do t`u dorëzojë sot progres-raportin krerëve më të lartë të shtetit, liderit te opozitës, si dhe shoqërisë civile.

Dy dite me pare ishte agjencia zyrtare e BE, “Eubserver”, e cila publikoi nje pjese te progres raportit para se ai te dale zyrtarisht nga Brukseli.

Raporti pritet e flase per nje progres te limituar per vendin tone per hskak edhe te zgjedhjeve lokale. Theksi vihet te kriza politike, ku thuhet se skena e brendshme politike e Shqiperise u dominua gjeresisht nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej.

Ne te flitet edhe per zgjedhjet e majit, ne vecanti polemikat rreth numerimit te vota per kryebashkiakun e Tiranes, qe sipas raportit rriti polarizimin mes shumices qeverisese dhe opozites.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here