Home Politike Rezultati për Tiranën Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin PS

Rezultati për Tiranën Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin PS

749
0

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila konteston vendimin e KQZ-së për vlerësimin e votave të kontestuara.

Nga ky proces pritet të përcaktohet në se vendimi i KQZ-së ka qenë i drejtë ose jo. Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca.

PS-ja kërkon nga Kolegji Zgjedhor të shpallë të pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me ligjin vendimin e KQZ-së për të cilësuar si të panumëruara e të pavlerësuara fletët e votimit të kontestuara. Kjo është kërkesë padia e dytë të PS e cila përfshin ankimimin për aktin normativ të datës 23 maj. Akti normativ u miratua nga KQZ-ja me katër votat e përfaqësuesve të maxhorancës dhe ka vlerë të plotë juridike.

Më 28 maj PS u tërhoq nga kërkesa e saj e parë drejtuar Kolegjit Zgjedhor, që ankimonte një vendim të aktit normativ të datës 18 maj, që i referohet numërimit të fletëve të kontestuara nga KQZ-ja. Ajo riformuloi kërkesë-padinë e dytë, e cila, sipas avokatëve të PS-se është më e plotë dhe përfshin ankimimin për aktin normativ të datës 23 maj. Pikërisht ankimimi kundër aktit normativ të datës 23 maj, do shqyrtojë sot Kolegji Zgjedhor.

KQZ: REZULTATI PERFUNDIMTAR I 8 MAJIT NDOSHTA NE KORRIK
Nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merret me mbylljen e fundit të ankimeve të mbërritura. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli tha dje për mediat se, “përveç pritjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të riorganizojë zgjedhje dhe në 8 njësi vendore, në të cilat nuk u votua fare në 8 maj.

Në përfundim të këtyre, KQZ-ja sikundër parashikohet në Kodin Zgjedhor, do mund të shpallë rezultatin. Është një aspekt kohor që do vazhdojë në kohë, ndoshta deri në fund të muajit korrik. Faza e parë e kësaj pune mund të jetë fundi i kësaj jave, ku KQZ-ja mund të shqyrtojë të gjitha kërkesat ankimore”. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partitë kanë depozituar 105 ankimime në adresë të KQZ-së për procesin zgjedhor pas 8 majit, dhe 58 para kësaj date. “Kemi pasur një numër të kufizuar kërkesash në raport me 2007-ën, kur kishim 260 kërkesa ankimore në periudhën paszgjedhore. Tani kemi një numër më të kufizuar, 105 kërkesa”, – thekson Olli.

Deri në këto momente, KQZ-ja ka shpërndarë mandatet për kryetarët dhe këshillat bashkiakë të 25 njësive vendore. Ndërkohë që po procedohet çdo ditë me të tjerat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here