Home Aktualitet Bulqizë, përleshje me armë në qytet, vritet kalimtari,2 të plagosur

Bulqizë, përleshje me armë në qytet, vritet kalimtari,2 të plagosur

567
0

Një person ka mbetur viktimë e një konflikti mes dy grupeve rivale në qytetin e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit paraditen e sotme. Pak minuta pas ngjarjes në një njoftim zyrtar policia tha se viktima është identifikuar si Femi Kurcami, 48 vjeç. Viktima ka qenë në një zyrë noterie në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve. Vrasja e tij ka qenë aksidentale. Autorët, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë patur një konflikt para disa ditësh. Policia ka bërë identifikimin e autorëve, ndërsa ka ngritur postoblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq si shkak i përplasjes mes dy grupeve dyshohet të jenë konfliktet e ashpra për kromin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here