Home Aktualitet Pogradec, plagoset 42-vjeçari, në kërkim 30-vjeçari

Pogradec, plagoset 42-vjeçari, në kërkim 30-vjeçari

537
0

Një plagosje me arme zjarri ka ndodhur sot ne mbremje në qytetin e Pogradecit, pas nje sherri banal mes dy personave. Sipas burimeve të “Ora News” mësohet se shtetasi Artan Hidri, 42 vjeç, është plagosur me armë zjarri në Tushemisht. Mësohet se i plagosuri është shtruar në spitalin e Pogradecit, pasi gjëndja e tij shëndetësore është tejet e rënduar.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka nisur menjëherë me hetimet paraprake ndërsa po heton në disa pista. Një ndër to është se i dyshuari i këtij akti është Armand Pengu, 30 vjeç. Uniformat blu tashmë janë vënë në kërkim të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here