Home Politike Berisha: Arrestimi i Fullanit, nje akt stalinist

Berisha: Arrestimi i Fullanit, nje akt stalinist

149
0

berisha-fullaniIsh-kryeministri Sali Berisha flet për herë të parë për arrestimin e guvernatorit të shkarkuar të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duke e vlerësuar si një “akt mafioz”…por kujdeset të sqarojë se ky nuk është një qëndrim i Partisë Demokratike.

“Arrestimi i Fullanit është një akt stalinist i një shteti policor, i një klike mafioze të cilin e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Mund të ketë qytetar që nuk e pëlqen ndofta këtë deklaratë..Si do ju dukej ju të arrestoheshit pa ju pyetur qoftë edhe një minutë si e keni emrin. Kjo ndodh vetëm në klika policeske, në shtete policeske. Por të arrestosh guvernatorin për mllefe politike sepse këto i ke përshkruar tek “Kurbani” dhe se gjete faktin që e shoqja të ka bërë gjyqin kur mohoje djalin dhe të ka detyruar të pranosh djalin. Mbështes një hetim të plotë transparent, por s’pranoj një arrestim policesk stalinist”, -u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Këto deklarata ish-kreu i qeverisë i bëri përpara memorialit të deputetit demokrat të vrarë 16 vjet më parë Azem Hajdari. I vene perballe pyetjes se gazetareve per arrestimin e Fullanit, në sinkron me vlerësimet për veprat dhe kontributin e Azemit për lirinë e shqiptarëve, Berisha shprehu mbështetjen e tij dhe ndaj ish-guvernatorit Fullani për mënyrën se si ai ka drejtuar bankën…edhe pse sipas prokurorisë që urdhëroi arrestimin e tij për shpërdorim detyre, Fullani ndër të tjera, nuk kishte hartuar për vite me radhë rregullore në departamentin e Emisionit ku ndodhi dhe vjedhja e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari në Linzë.

“Fullani ka ruajtur me fanatizem pavaresine e bankes…qeverise time i jepete me pak para”
“Me Fullanin s’më ka lidh gjë përveç punës, e ka propozuar Partia Socialiste dhe e kemi rimandatuar. Dhe e kemi bërë këtë sepse Fullani ka ruajtur me fanatizëm pavarësinë e bankës, të shkoni të shikoni sa para i ka dhënë qeverisë së Berishës dhe sa para të tjera i janë dhënë qeverive të tjera nga banka, janë 3-4 -5 herë më të mëdha se ato që na janë dhënë ne”, tha Berisha.

“Shkarkimi i Fullanit nga Keshilli Mbikeqyres, nul…ate e ben kryeministri”
Sakaq, veç rezervave për mënyrën se si u arrestua guvernatori, Berisha gjithashtu doli edhe kundër propozimit që Këshilli Mbikëqyrës i bëri Kuvendit për të shkarkuar Fullanin.

“Shkarkimi i tij nga bordi është nul. Atë e bën kryeministri, por jo bordi në mungesë pa e dëgjuar asnjë fjalë dhe me një terroriste çekiste si Ermelinda Meksi që u thoshte anëtarëve ose votoni ose unë do dal tu them mediave këtë e këtë. Këto janë ndodhi të cilat absolutisht janë skenare të viteve 70”, tha deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Te vihen te gjithe punonjesit e bankes ne hetim”
Për ish-liderin demokrat hetimit të skandalit në institucionin më të lartë financiar në vend nuk duhet t’i shpëtojë asnjë punonjës i bankës qendrore.

“Kërkoj hetim të gjithanshëm të të gjithë atyre që janë në bankë të lidhur ose të palidhur me këtë akt të shëmtuar ne kasaforten me sekrete te shtetit”, përfundoi Berisha.

Previous articleKruje, vellai vret vellane, shkaku mendohet te jete prona
Next articleRadio Cafe, Duff Bar dhe Il Gusto, 3 rekomandimet e CNN per turistet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here