Nëntëdhjetë bukuroshe nga e gjithë bota po bëhen gati për “Miss Universe 2015” që do të oranizohet në fund të muajit në Miami.
Mes 90 bukurosheve që po përgatiten për konkursin e bukurisë është edhe shqiptarja Zhaneta Byberi, e cila prej disa ditësh ndodhet në Miami. Ajo është vetëm 19-vjeçe, por ëndrrat e saj për të ecur në fushën e modelingut kanë nisur të bëhen realitet.
“Është një privilegj i madh për mua që u vlerësova dhe u kurorëzova ‘Miss’. Tani detyrimet e mia sigurisht do të jenë më të mëdha, pasi do të më duhet të përgatitem më së miri në mënyrë që të jap më të mirën e mundshme në konkursin ndërkombëtar” ka shprehur Zhaneta.

Bukuroshja ka treguar se është e hekurt para sfidave të pasarelave, prandaj do të jap edhe maksimumin në këtë garë ndërkombëtare.
Edhe pse thuhet se Miami është një vend me shumë femra të bukura, përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës, Artnesa Krasniqi dhe Zhaneta Byberi janë të gatshme të luftojnë për trofetë e më të bukurës.
BIO
Zhaneta Byberi lindi më 1 Tetor, 1995, në Bajram Curri, Tropojë. Zhaneta eshte larguar nga Shqipëria në moshë të re, duke lëvizur në vende si Belgjika dhe Angli. Ajo është aktualisht duke jetuar në Tiranë, Shqipëri me familjen e saj. Zhaneta ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të modës që nr moshë të re, megjithatë kohet e fundit ka filluar modelimin. Zhaneta është aktualisht një modele e agjensise “Grace Models”.
