Home Bota Al Kaeda merr persiper sulmet ne Paris, mesazh per perendimin

Al Kaeda merr persiper sulmet ne Paris, mesazh per perendimin

676
0

market-parisNjë burim brenda Al Kaedës në Jemen ka siguruar përmes një deklarate të plotë duke pretenduar përgjegjësinë për sulmin ndaj zyrave të Charlie Hebdo në Paris.

“Udhëheqësit e Al Kaedës në Jemen drejtuan operacionin, dhe ata kanë zgjedhur objektivin e tyre me kujdes si një hakmarrje për nder të Profetit”- thuhet në mesazhin e publikuar nga Al Kaeda.

Gjithashtu në mesazhin e Al kaedas thuhet se objektivi ishte në Francë në veçanti për shkak të rolit të saj të dukshëm në luftën kundër Islamit dhe popujve të shtypur.
Operacioni ishte rezultat i kërcënimit të Sheikh Usama. Ai paralajmëroi perëndimin për pasojat e këmbënguljes në blasfemi kundër muslimanëve. Sheikh Usama ka thënë në mesazhin e tij në Perëndim: Nëse nuk ka kontroll mbi lirinë e fjalëve të tua, atëherë zemra juaj të jetë e hapur për lirinë e veprimeve tona.” –thuhet në mesazh.

Më tej organizata terroriste jep edhe arsyet pse vonuan në marrjen e përgjegjësisë për sulmin duke deklaruar se kjo u bë për shkak të ruajtjes së sigurisë për 2 vëllezërit Kouachi. Megjithatë në mesazh theksohet se operacioni mbart një numër të madh mesazhesh për vendet perëndimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here