Home Shendetesi Proteza ortopedike falas dhe per Shkodren

Proteza ortopedike falas dhe per Shkodren

751
0

1485691889beqajShërbimi i vendosjes së protezave ortopedike dhe ofrimi falas për pacientët tashmë është realizuar edhe në spitalin e Shkodrës. Pacientët e Shkodrës dhe zonave përreth mund ta marrin këtë shërbim më afër vendbanimit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite në spitalin e Shkodrës tha se ofrimi i protezës ortopedike është një shërbim falas për pacientët, por edhe një ndihmë e madhe për mjekët, të cilët mund të ushtrojnë në mënyrë të plotë profesionin e tyre.

Ministri Beqaj tha se proteza ortopedike falas, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, ofrohen sot në spitalet e Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Lezhës, Gjirokastrës dhe Sarandës.

Gjatë vizitës në spitalin e Shkodrës, Beqaj takoi edhe pacienten e parë që përfitoi protezë falas dhe pas operacionit është në fazë rehabilitimi. Sigurimi falas i shërbimit të protezave ortopedikeë është vlerësuar edhe nga mjekët e spitalit të Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here