Home Aktualitet Veliaj: Ne 2017 do reduktojme qeset

Veliaj: Ne 2017 do reduktojme qeset

598
0

2316378Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike, aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës, prodhuan brenda një dite 5 mijë trasta. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e konsideroi ndotjen nga përdorimi i qeseve plastike si një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet sot qyteti ynë.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit të përdorimit të ambalazheve plastike.

“Kjo është një nismë shumë e bukur! Këtë vit duam të reduktojmë totalisht qeset në Tiranë, madje në disa vende t’i heqim fare nga shitja. Më vjen mirë që edhe disa supermarkete e dyqane po e përqafojnë nismën tonë, e nga sot e tutje do përdorin trastat e rrobës dhe jo qese plastike”, tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se përdorimi i qeseve ka krijuar tepër probleme për qytetin, siç është rasti i bllokimit të kanalizimeve, por dhe në cilësinë e turizmit.

“Në kohën e gjyshërve tuaj dhe prindërve të mi, në Shqipëri nuk kishte qese plastike, pra të gjithë njerëzit përdornin trastën për të bërë pazarin. Sot, për çdo gjë ne përdorim qeset. Në Tiranë çdo ditë janë miliona qese që përdoren e që në fakt, është shumë problem për kanalizimet që na bllokohen, sjellin shumë probleme pasi konsumohen nga kafshët, si lopët e delet, përfundojnë nëpër lumenj e nëpër dete, dhe është e kotë kur themi se duam të kemi turizëm dhe çdo gjë është bërë pis me qese”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here