Home Ekonomi Pensionet per profesionet e lira, akt normativ pas rrezimit te ligjit

Pensionet per profesionet e lira, akt normativ pas rrezimit te ligjit

736
0

1485617341vlcsnap-7210176Përmes një akti normativ, i cili ka hyrë në fuqi, qeveria ka përcaktuar se si do të llogariten kontributet e pensioneve për profesionet e lira, rreth 23 të tilla, ku përfshihen avokatë, noterë, ekonomistë, financierë, dentistë, etj.

Akti normativ vjen pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të vendimit të qeverisë që parashikonte që masa e kontributeve për profesionet e lira të ishte mes pagës minimale dhe asaj maksimale në shkallë vendi, por do të përcaktohej nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë, ndryshimi i ri ligjor nuk parashikon që qeveria të përcaktojë masën e kontributit, por këto të fundit do llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se ajo minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, që është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Ndryshe nga sa ndodh me masën e kontributeve për sigurimet shëndetësore të të vetëpunësuarve, kjo përqindje do të llogaritet mbi bazën e dyfishitë të pagës minimale në shkallë vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here