Home Aktualitet Tirane, zjarrefikesit inspektojne shkollat

Tirane, zjarrefikesit inspektojne shkollat

152
0

Untitled_3Zjarrfikëset e Tiranës vijojnë inspektimet në institucionet arsimore mbi kushtet e sigurisë në raste zjarri. Në gjimnazin ‘Qemal Stafa’ specialistët konstatuan se situara paraqitet e mirë edhe falë informacioneve që kanë marrë stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit.

“Vetëm ditën e djeshme në një ngjarje që kemi pasur në një kopësht të bashkisë Tiranë, deklarojmë që situata u normalizua brenda pak minutave nga punonjësit e institucionit duke përdorur pajisjet kundër zjarrit”, tha Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikëseve.

Shkaktarët kryesorë të zjarreve vijojnë të mbeten bombolat e gazit. Për këtë arsye zjarrfikësit i bëjnë thirrje qytetarëve të mos përdorin në banesa bombola për kamping.

“Bombolat e kampingut janë bombola një përdorimshe që nuk duhet të rimbushen dhe futen në shtëpi pasi ato janë për kampingje në natyrë dhe janë të rrezikshme”, thotë Goxhaj.

Specialistët apelojnë që qytetarët të mbajnë në banesa fikse zjarri dhe pajisjen që sinjalizon në rast së ka rrjedhje gazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here