Home Aktualitet Stakohet impianti i Bovilles, shkak turbullimi i ujit

Stakohet impianti i Bovilles, shkak turbullimi i ujit

1828
0

Impianti i Bovillës është stakuar për shkak të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e shiut në liqenin e Bovillës.
Aktualisht, nga matjet që stafi i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kryen çdo 15 minuta, niveli i turbullirës në impiant rezulton 13.000 NTU, nga 50-65 NTU që duhet të jetë normalisht për t’u futur në përpunim, e më pas për shpërndarje në çezmat e qytetarëve. Për këtë arsye, momentalisht impianti i përpunimit të ujit të liqenit të Bovillës është stakuar.

Aktualisht po furnizohen në maksimum burimet e tjera alternative, si burimet e Shën Mërisë, Selitës, Bërxullit dhe Laknasit, për të ulur sa të jetë e mundur mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës, deri në përmirësimin e situatës në Bovillë.

Bashkia i kërkon banorëve të jenë të kujdesshëm me përdorimin e ujit të pijshëm në orët në vijim, derisa turbullira të pastrohet dhe impianti të kthehet në punë me kapacitet të plotë.

UKT ka marrë masat duke furnizuar me bote në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, maternitete, azile dhe konvikte etj., në mënyrë që ky problem të mos ndikojë në ecurinë normale të punës së tyre. UKT ka në dispozicion 20 bote që furnizohen vazhdimisht me ujë të pijshëm dhe shpërndahen në mënyrë të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here