Home Politike Bozdo akuzon Ramen. Po i kerkon Abu Dhabi-t te nderprese financimet

Bozdo akuzon Ramen. Po i kerkon Abu Dhabi-t te nderprese financimet

512
0

eno-bozdoNënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, denoncoi sot para mediave, atë që e quajti kërkesë të paprecedentë të kryeministrit Edi Rama për fondin e Abu Dhabi-t, ku i kërkon të ndërpresë investimet për Bulevardin e Tiranës. 

Kjo kërkesë e kryeministrit sipas Bozdos është akti i radhës i bllokimit, duke përmendur edhe bllokimin e punimeve nga INUK. 

“Edi Rama po investohet ditë për ditë dhe me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Në dhjetor 2013 bllokoi fondin për shpronësimet, në shkurt 2014 urdhëroi në mënyrë të jashtëligjshme INUK, siç e dëshmoi dhe vendimi i Gjykatës Administrative të bllokojë punimet. Në mars, duke shkelur edhe vendimin e gjykatës, Rama bllokon sërish punimet për ndërtimin e bulevardit. Paralelisht me keqpërdorimin e INUK për bllokimin e punimeve, Edi Rama urdhëroi prefektin të bllokojë buxhetin e Tiranës. Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit”, tha Bozdo.

Sipas tij, “Çdo kryeministër normal do të angazhohej për avancimin e punimeve të një projekti kaq të rëndësishëm dhe me ndikim kaq të madh për jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e kryeqytetit të vendit. Është ky një rast i paprecedent në botën e qytetëruar që një kryeministër i nisur thjesht dhe vetëm nga politika e verbër e konfliktit dhe xhelozia, të kërkojë ndërprerjen e financimit për një projekt që i shërben qytetarëve. Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës, të cilëve deri tani u ka ofruar vetëm bllokime dhe konflikte”.

Kronologjia e bllokimit të bulevardit: 

1. Bllokimi i VKB për shpronësimet në dhjetor 2013. 

2. Bllokimi i projekt-buxhetit. Këshilltarët e majtë kërkuan me ngulm heqjen e zërit të 

financimit për projektin e bulevardit. 

3. Në shkurt 2014 bllokimi nga INUK i punimeve i cilësuar i jashtëligjshëm nga Gjykata Administrative. 

4. Në mars 2014 edhe pasi Gjykata Administrative kishte dhënë masën e sigurisë për projektin dhe kishte autorizuar vazhdimin e punimeve, INUK bllokon sërish punimet. 

5. Bllokimi nga ana e Prefektit e buxhetit të Bashkisë 2014-2015. 

6. Bllokimi i procedurave të financimit nga Ministria e Financave përcaktuar në marrëveshjen ndër-qeveritare të ratifikuar në Parlament me Ligjin Nr. 150/2013 datë 06.05.2013 me financuesit e projektit Fondin e Abu Dabit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here