Home Teknologji Avioni amerikan ipersonik X-51A, deshton ne testim

Avioni amerikan ipersonik X-51A, deshton ne testim

806
0

Testi i fluturimit dështoi për aparaturën hipersonik X-51A. E bën të ditur këtë areonautika ushtarake amerikane, duke saktësuar që, një defekt ka penguar ndezjen e një prej reaktorëve, i cili duhet të shtynte avionin drejt një shpejtësie gjashtë herë më të madhe se sa ajo e tingullit. Aparati – pa pilot, i transportuar nga një B-52 – është shkëputur në lartësinë 15 mijë metra. Një raketë e parë me energji ka shtyrë “Waverider” deri në Mach 4,5, por ka funksionuar vetëm 16 nga 30 sekondat e parashikuara për shkak të një defekti, që ka përkeqësuar stabilitetin e avionit. Testi pra përfundoi para se të hynte në funksion reaktori i dytë, që duhet të sillte “Waverider” deri në Mach 6 (mbi 7 mijë kilometra në orë) në një lartësi prej 21 mijë metrash.

Nuk ishte parashikuar ndonjë rikuperim i avionit eksperimental, i cili ka përfunduar duke rënë në Paqësor: testi në fakt ka pasur si qëllim kuptimin më të mirë të dinamikës së fluturimit hipersonik në të cilin reaktorët konvencioanlë nuk përdoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here