Një 49 vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi u kap me 4 kallëpe tritoli në brez. Nga të dhënat e para mësohet se Gëzim Allushi u arrestua në Kamëz nga forcat e Komisariatit numër 5.
Burime bëjnë të ditur se Allushi kishte ardhur nga Mati, ndërsa kallëpet e tritolit ishin të vendosura në brez poshtë bluzës.
Allushi është dërguar në ambientet e komisariatit nr 5 dhe po merret në pyetje.
Nuk dihen ende motivet pse Allushi kishte ardhur në Tiranë ndërkohë që policisë i ka deklaruar se kallëpet i kishte që prej 1997. Eksplozivi ka peshën e rreth 1 kg.