Benzinë dhe eksploziv për vrasjen e bosit të gazit Piro Bare. Ky ishte plani i Julian Sinanaj, vrasësit me pagesë që kishte marrë përsipër të shfaroste për 150 mijë euro biznesmenin e “Romano Port”.
Në dëshminë e tij, Sinanaj ka treguar që synimi i kësaj vrasje ishte që pasi tritoli të shpërthenë, njëherësh makina të merte flakë nga benzina, gjë që do sillte jo vetëm vrasjen e biznesmenit por edhe djegien tërësisht të makinës, pse jo dhe të trupit të biznesmenit Bare. Ky rëfim është zbardhur në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit si organizator i vrasjes Andon Mëhillajt.
Në vendim thuhet se Sinanaj ka pasur takime të vazhdueshme me Ilir Karçinin dhe Andon Mëhillaj, ku ky i fundit i ka pohuar se donte të vdekur Piro Baren, dhe pikërisht në këtë takim Karçini i ka dhënë shumën prej 50 mijë euro, një fotografi dhe adresën e shtëpisë në fshatin Qerret të Tiranës, ku banon Piro Bare bashkë me familjen e tij. Pikërisht Sinanaj ka shkuar në fshatin Qerret tre herë duke ndjekur lëvizjet e Piro Bares, ndërkohë që ekzekutimi i tij është shtyrë vetëm pas një vrasje që ka ndodhur në rrugën e Kavajës.
Pas kësaj Sinanaj tregon se ka braktisur planin “A” të vrasjes me tritolit, duke planifikuar ekzekutimin e Bares me pistoletë, pranë një lokali. Për të kryer këtë vrasje, Sinanaj ka blerë një automjet tip “Fiat” prej 850 euro dhe ia ka lënë dorëzim Ndriçim Gjokonës, ndërkohë ky i fundit i kishte siguruar në Shkodër dhe një pistoletë tip “TT”. Në vendim tregohet edhe momentet e vrasjes së peshkatarit Sokol Veizi, vrajen e biznesmenit Agron Çela, për motive droge, dhe vendosjen e tritolit në shtëpinë e Kollozit.
VRASJA E SOKOL VEIZIT
Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda thuhet se: “Andon Mëhillaj është pronar tokash në Karaburun dhe “Shën Vasil” dhe ai kërkonte të bëhej zotrues i të gjitha tokave që kishte me gjithë farefisin e tij”. Për të arritur këtë, ai i kërkoj Sinanajt të ekzekutoj Sokol Veizin kundrejt 1500 m tokë në Orikum që vlerë rreth 120 mijë euro.
Pasi e shihte si kërcënim për pronat e tij në Orikum, ngaqë kishte ndërtuar një shtëpi pa lejë në pronën e tyre. Përveç kësaj ai ja paraqiti atë si person shumë të rrëzikshëm, i implikuar edhe në vrasje në vitet 1997. Për të identifikuar atë, Andoni e shoqëroj Sinanaj në Orikum ku i tregoj Sokolin për fytyrë dhe i siguroi një motor “Papaq”,-thuhet në vendim. Më tej cilësohet: Me pistoletë në dorë dhe një në brezë, atyre iu tha të futeshin brenda në lokal dhe ata ashtu bënë. Brenda në lokal i pyeti se cili ishte Sokol Veizi dhe vet Sokoli i tha se çfarë kishtë bërë por Sinanaj i përmendi Andon Mëhillajn dhe Genis Mëhillaj, për të cilët Sokoli tha se nuk kam gjë me ata.
Në një moment, pistoleta ju bllokua, por më pas me të qëlloi në drejtim të tualetit të lokalit, si për të siguruar se mos fshihej ndokush aty. Prej këtu e nxori Sokolin jashtë lokalit dhe i kërkoj të afrohej të makina edhe pse e kishte plagosur. Te makina e qëlloi në kokë dhe më pas u largua me motor drejt shtëpisë ku rrinte. Armën tip “Makarov” e ka hedhur në det, ndërkohë që pas krimit ka shkuar në banesë e tij. Të nesërmen ka takuar Andon Mëhillajn, ku i ka kërkuar 1500 metra tokë, por ai i ka dhënë një apartament në Orikum, të cilin Sinanaj më pas e ka shitur.
EKZEKUTIMI I AGRON ÇELES
Andon apo Erjon Mehillaj ka qënë ai që i kërkoi të ekzekutonte një biznesmen nga Vlora kundrejt 35 mijë eurove. Sipas rrëfimit të vrasësit me pagesë, ai nuk e njihte personin që do të vriste. “Andoni i tha se argument për të vrarë këtë biznesmen, ishin problemet për trafiqet e drogës në Itali. Për të vrarë këtë persona, ai e ndoqi disa ditë deri në mbrëmjen e vrasjes. Natën e gushtit, Andoni e dërgoj me makina pranë vendit ku banonte biznesmeni, i cili u afrua me makinën e tij metalizato. Aty zbritën fëmijët dhe një grua dhe në atë moment Sinanaj është afruar duke qëlluar për vdekje”- citon vendimi.
PER PIRO BAREN
Në lidhje me vrasjen e mbetur në tentative të Pirro Bares, vrasësi Julian Sinanaj ka treguar se me porositësin Ilir Karçini e kishte prezantuar Genis Mëhillaj, tashmë në kërkim. “Erdhëm nga Vlora dhe u takuam në një lokal në afërsi të “Liqenit” me një person që Genisi më tha se është tregtar gazi. Aty Sinanajt i thanë se ky biznesmeni e do një person të vdekur. Për këtë vrasje ofruan 50 mijë euro, që ishte një shumë e vogël sipas Sinanajt. Pasi kishte marrë një foto dhe targën e makinës, adresën e banimit në fshatin Qerret, ata ishin ndarë për të biseduar ditë tjetër.
Disa ditë pas takimit, përsëri Sinanaj ka takuar biznesmenin Karçini, te liqeni ku kanë rënë dakord që pas vrasjes ai të merrte edhe 100 mijë euro dhe komunikimi mes tyre të vazhdonte me e-mail. Fillimisht vrasjen e kishte planifikuar ta kryente në rrugën Kavajë-Durrës me eksploziv dhe me benzinë, por më pas është tërhequr nga ky plan,për ta kryer porosinë në Tiranë, pranë një lokali në 25 janar”-theksohet në vendim. Ditën që do kryente vrasjen e Pirro Bares më 25 janar, policia e arrestoi Sinanajn në afërsi të “21 dhjetorit”, ku edhe ju gjetën arsenali i madh armësh në banesën e tij.
PER ARDIAN KOLLOZIN
Në dosje, flitet edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e Ardian Kollozit, ku është vendosur një sasi prej 600 gram C4. Këtë akt-kriminal e ka kryer për llogari të Andon Mëhillajt, dhe ka marrë 7500 euro. Qëllimi ishte të ngjallte panik në zonën e Vlorës dhe të trembte banorët e pallatit dhe prishjen e apartamenteve. Gjithashtu edhe për shitjen e dy minave me telekomandë me vlerë 20 mijë euro copa, sipas dëshmisë së Sinanaj i ka shitur Andon Mëhillaj dhe Marjan Mitros.