Home Aktualitet DASH: Shqiperia ende burim trafiku qeniesh njerezore

DASH: Shqiperia ende burim trafiku qeniesh njerezore

489
0

departamenti-amerikan-i-shtetitDepartamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin vjetor për trafikimin e personave në vitin 2013. Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë të listës së vëzhgimit. Raporti adreson kritika për Gjyqësorin dhe Prokurorinë, që në dy raste kanë mbyllur çështjet ndaj trafikantëve për mungesë provash. “Shqipëria është vend burimi për burra, gra dhe fëmijë, të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar.

Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë, si edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë gra janë viktimë e trafikimit, pasi pranojnë oferta punësimi si kameriere, bariste, kërcimtare ose këngëtare në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni”, thekson raporti. Sipas tij, fëmijët shqiptarë detyrohen të lypin, si dhe kryejnë forma të tjera pune të detyruar. Raporti i DASH thekson se disa vajza shqiptare bëhen objekt i trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual apo punë të detyruar pas martesave me mblesëri.

MASAT
“Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e trafikimit; Megjithatë, kjo qeveri po merr masa të konsiderueshme për ta bërë këtë”, thuhet në dokument. Sipas tij, qeveria ka financuar në masa modeste strehët e OJQ-ve, të cilat ofronin shërbime për viktimat e trafikimit dhe raportohet se gjyqtarët kanë përdorur qasje me orientim ndaj viktimave gjatë proceseve gjyqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here