Home Aktualitet Rrezultet paraprake, e majta ne avantazh

Rrezultet paraprake, e majta ne avantazh

605
0

edi-saliuShqiptarët mbajnë frymën lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të nxjerrin dhe kush do të drejtojë qeverinë në 4 vitet ardhshme. Rezultatet paraprake për 12 qarqet nga vëzhguesit e A1 Report në të gjitha qendrat e numërimit të votave nxjerrin fitues koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Nga projeksionet paraprake rezulton se koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 13.5 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa koalicioni i djathtë ka një rënie në – 7.9 %.

Nga projkesioni paraprak koalicioni i majtë merr 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathë 56 mandate në rang vendi.

A1 Report sjell numërimin në kohë reale në të gjitha qendrat e numërimit si dhe një krahasim me zgjedhjet e 2009.

ORA 09:12 NUMËROHEN 906 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTE + 13.5% , I DJATHTI – 7.9 %
Nga rezultatet e fundit të numërimit për 906 kutitë e votimit
Koalicioni i majtë ka + 13.5 në krahasim me vitin 2009
Koalicionin i djathtë ka – 7.9 % në krahasim me vitin 2009

Projeksioni në Korçë: Koalicioni i majtë 7 mandate, koalicioni i djathtë 5
Projeksioni në Vlorë: Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 4
Projeksioni në Fier: Koalicioni majtë 11 mandate, koalicioni i djathtë 5
Projeksioni në Shkodër: Koalicioni majtë 6 mandate, koalicioni i djathtë 5
Projeksioni në Elbasan: Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 6
Projeksioni në Lezhë: Koalicioni majtë 4 mandate, koalicioni i djathtë 3
Projeksioni, në Berat: Koalicioni majtë 6 mandate, koalicioni i djathtë 2
Projeksioni në Dibër: Koalicioni i majtë 3 mandate, koalicioni i djathtë 3
Projeksioni në Kukës Koalicioni i majtë 1 mandat, koalicioni i djathtë 3

Në qarkun Gjirokastër, Durrës, Tiranë nuk kemi ende një rezultat pasi projeksioni i mandateve fillon kur të kenë kaluar 10 % e numërimit të qendrave të votimi

ORA 07:42 NUMËROHEN 772 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I DJATHTË – 7.8 %
Nga rezultatet e fundit të numërimit për 772 kutitë e votimit
Koalicioni i majtë ka + 13.3 %, në krahasim me vitin 2009,
Koalicionin i djathtë ka – 7.8 % në krahasim me vitin 2009

Projeksioni në Korçë: Koalicioni i majtë 7 mandate, koalicioni i djathtë 5
Projeksioni në Lezhë: Koalicioni majtë 4 mandate, koalicioni i djathtë 3
Projeksioni në Vlorë: Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 3
Projeksioni, në Berat: Koalicioni majtë 6 mandate, koalicioni i djathtë 2
Projeksioni në Fier: Koalicioni majtë 11 mandate, koalicioni i djathtë 5
Projeksioni në Shkodër: Koalicioni majtë 6 mandate, koalicioni i djathtë 5
Projeksioni në Elbasan: Koalicioni majtë 8 mandate, koalicioni i djathtë 6

ORA 07:30 NUMËROHEN 738 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR
Nga rezultatet e fundit të numërimit për 738 kutitë e votimit
Koalicioni i majtë ka + 13.3 % në krahasim me vitin 2009
Koalicioni i djathtë ka – 7.9 % në krahasim me vitin 2009

ORA 06:47 NUMËROHEN 635 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I DJATHTË – 8.4 %
Nga rezultatet e fundit të numërimit për 635 kutitë e votimit
Koalicioni i majtë ka + 13.8 % në krahasim me vitin 2009
Koalicioni i djathtë ka – 8.4 % në krahasim me vitin 2009

ORA 06:32 PËRFUNDON NUMËRIMI PËR 598 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I DJATHTË – 8.4 %
Nga rezultet e fundit të numërimit për 598 kutitë e votimit
Koalicioni i majtë ka + 13.8 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.
Koalicioni i djathtë ka – 8.4 % në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

ORA 06:14 PROJEKSIONI/ NUMËROHEN 536 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR
Ka përfuduar numërimi për 536 kuti votimi në rang kombëtar.
Koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 13.9 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.
Koalicioni i djathtë shënon rënie në – 8.5 %. në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.

ORA 05.55 PERFUNDON NUMERIMI PER 451 KUTI, KOALICIONI I DJATHTE – 8.4%

Përfundon tashmë procesi i numërimit për 451 kutitë e para në rang kombëtar.

Pas numërimit edhe të këtyre kutive, koalicioni i majtë ka shënuar rritje në + 14 % krahasuar me vitin 2009.

Ndërsa koalicioni i djathtë, në 451 kutitë e para, ka regjistruar rënie – 8.4 %.

ORA 04:44 ARRIN NE 259 NUMRI KUTIVE TE NUMERUARA NE RANG VENDI
Arrin në 259 numri i kutive të votimit të numëruara deri më tani në rang vendi. Televizioni “‘A1 REPORT”, sjell numërim në kohë reale dhe krahasim me rezultatet e vitit 2009 kuti pas kutie.

Deri në këtë fazë të numërimit koalicioni i majtë shënon + 13.3 %. Këto janë 259 kutitë e para të numëruara nga 5508 në total, dhe deri më tani koalicioni i djathtë regjistron një rënie – 8.1 % në krahasim me 2009-ën.

04:25 – VLORË, PS DUKSHËM PËRPARA PD
“PS është dukshëm më përpara se forcat e tjera politike në Vlorë”. Kjo vjen nga “A1 Report” me një lidhje direkte me drejtoreshën e gazetës ‘Shqiptarja.com” në Vlorë, Anila Basha. Ajo theksoi se zakonisht PS ka pasur herë 289 vota apo 189 kundrejt 69 apo 68 vota të PD. Një pjesë votash ka marrë edhe Arben Malaj, por nuk ka trend pozitiv që ai të jetë deputet. Ka komuna me votë plebishitare. Procesi ecën normalisht. Nuk është ndërprerë për asnjë çast.

ORA 04:14 NUMËROHEN 214 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR
Koalicioni i majtë vazhdon të qëndrojë në të njëjtat stade positive me + 13.1 %. Edhe aleanca demokratike vazhdon të qëndrojë në – 8.1 %.

ORA 04:05 NUMËROHEN 194 KUTI VOTIMI NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTË + 13.7 %
Aleanca për Shqipërinë Europiane vazhdon rritjen me + 13.7 % krahasuar me vitin 2009, kurse Aleanca për Punësimi Mirëqënie e Integrim ka shënuar rënie me – 8.5 %në 194 kutitë e votimit.

ORA: 03:50 – NUMËROHEN 158 KUTI, KOALICIONI I MAJTË +13%
Deri tani njoftohet se janë numëruar 158 kuti votimi në rang kombëtar dhe koalicioni i majtë rezulton me +13%. Kjo sipas rezultateve të deritanishme, që vijnë nga selia e PS, e cila i referohet komisionerëve të PS.

ORA 03:00 – DURRËS, RRASHBULL KRYESON PD
Gazetari i ‘A1 Report” njoftoi nga Durrësi se ka gjysmë ore, që ka nisur numërimi për komunën Rrashbull. Deri tani nga të dhënat paraprake kryeson PD, ndërsa pason PS dhe FRD.

ORA 02:30 PERFUNDON NUMERIMI PER 47 KUTI, KOALICIONI I DJATHTE -7.3%
Përfundon tashmë procesi i numërimit për 47 kutitë e para në rang kombëtar.

Pas numërimit edhe të tre kutive të tjera, koalicioni i majtë ka shënuar rritje në + 12.8 % krahasuar me vitin 2009.

Ndërsa koalicioni i djathtë, në 47 kutitë e para, ka regjistruar rënie – 7.3 %.

ORA 03:00 KAVAJË, ENDE NUK KA NISUR NUMËRIMI
Në Kavajë, edhe pse ora 03:00 e mëngjesit ende nuk ka nisur procesi i numërimit. Priten numëruesit. Çdo gjë tjetër shkon normalisht.

ORA 02:06 NUMËROHEN 44 KUTITË E PARA NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTË + 12.9 %
Nga numërimi i 44 kutive të votimit, Aleanca për Shqipërinë Europiane kryeson me + 12.9 % të votave, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie e Integrim ka një bilanc me – 7.8 %. Ndërkohë që bilanci i FRD është + 0.9 %dhe AK + 0.1 %.

ORA 02:08 – KUKËS, NIS NUMËRIMI I 6 KUTIVE TË PARA, KZAZ 11

ORA 01:59 NUMËROHEN 33 KUTITË E PARA NË RANG KOMBËTAR, KOALICIONI I MAJTË + 10.7 %
Vijon numërimi i kutive, ku nga rezultatet e 33 kutive të para rezulton se koalicioni i majtë shënon një rezultat + 10.7 % krahasur me zgjedhjet e vitit 2009, kurse koalicioni i majtë ka një rezultat – 7.3 %.

ORA 01:55 NUMEROHEN 25 KUTITE E PARA NE RANG KOMBETAR, KOALICIONI I MAJTE + 12.2 %
Komisionerët në vendet e numërimit të votave kanë përfunduar procesin e numërimit për 25 kutitë e para në rang kombëtar. Sipas rezultateve të deritanishme, që vijnë nga selia e PS, të cilët referojnë komisionerët e PS, koalicioni i majtë ka një rritje + 12.2 %.

Ndërkaq koalicioni i djathtë regjistron një rënie me – 8.5 % në krahasim me vitin 2009. Votat po numërohen në Kukës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

ORA 01:25 DALIN REZULTATET E 17 KUTIVE E PARA NË RANG KOMBËTAR
Rreth orës 01:25 pas mesnatës kanë dalë rezultatet e 17 kutive të para në rang kombëtar, tre prej të cilave janë në Tepelenë. Nga rezultatet e kutive, rezulton se koalicioni i majtë ka një rezultat pozitiv, + 13.3 % në krahasim me zgjedhjet elektorale të vitit 2009, kurse koalicioni i djathtë ka një rezultat – 10.2 %.
– See more at: http://www.shqiptarja.com/zgjedhje-2013/2748/rezultatet-paraprake-ne-906-qv-fiton-koalicioni-i-majte-163756.html#sthash.ysMQqWvF.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here