Home Sociale Studimi i OBSH, rritet me 4% numri i femrave duhanpirëse

Studimi i OBSH, rritet me 4% numri i femrave duhanpirëse

747
0

Të pish duhan është zgjedhje personale, por të vendosësh ta lësh atë, mbetet një sfidë. Eksertët e shëndetit thonë se femrat, janë ato që po kërkojnë dita-ditës asisitencë teknike për të mos tymosur më. Sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vetëm gjatë dekadës së fundit, femrat duhanpirëse në vendin tonë janë rritur me 4 për qind.

I konceptuar si një trend, femrat tregohen indeferente edhe ndaj rrezikshmërisë që sjell duanhpirja si në shfaqjen e sëmundjeve kanceroze, ashtu edhe problemet gjatë shtatëzënisë.
Roland Shuperka, ekspert i shëndetit thotë se shëndeti i femrave është më i pambrojtur para duhanit, se sa ai i meshkujve. Sipas tij, shumë vajza dhe gra duke pirë duhan sakrifikojnë edhe shtatzënitë përveç komplikaciove të tjera në shëndet. Ndërsa, referuar statistikave duhanpirja në Shqipëri arrin 14% për femrat dhe 56% tek meshkujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here