Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Shqipëria ende nuk ka një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, pasi ende vazhdon gara dhe numërimi i votave. Por deri më tani duket se harta elektorale ka ndryshuar. E majta kryeson në shkallë vendi, nga jugu në veri ndërkohë që e djathta është fituese vetëm në qarkun e Kukësit.
PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçëm Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Të dhënat e fundit të KQZ-së theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%.
Në të gjithë vendin, janë numëruar 2941 kuti nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së.
REZULTATE PARAPRAKE
Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 84 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR shkon në 56 mandate. Në diskutim janë mandatet e Arben Malajt dhe Dritan Priftit, në Vlorë e Fier. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, sic është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasur me 5 të PD. LSI merr 16 vende në Kuvend, PDIU 3, PR 2, PKD e PBDNJ 1.
Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet e KQZ për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).
Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit.
Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 07:00
KORÇE
Korça janë numëruar deri tani 441 nga 447 kuti gjithsej ku 87258 vota, APMI 55888, FRD 1399.
ELBASAN
Elbasan, numërohen 400 nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 73804 vota, APMI 51542, FRD 1696.
KUKES
Numërohen 148 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 16035 vota, APMI 24486, FRD 265 vota.
DURRËS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 288 nga 444 kuti gjithsej, 51163 vota, APMI 43375, FRD 2898.
FIER
Në këtë qark janë numëruar deri tani 383 nga 576 kuti gjithsej ASHE 84598 vota, APMI 41734 vota, kurse 4863 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.
LEZHË
Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota.
TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht 743 nga 1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 128589, APMI 94946, FRD 5221 vota.
BERAT
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 247 nga 302 kuti, ASHE 56199 vota, APMI 18634, FRD 434 vota.
DIBËR
Në Dibër janë numëruar 257 nga 264 kuti, ku ASHE 35681 vota, APMI 33994, FRD 2241 vota.
GJIROKASTËR
Në Gjirokastër janë numëruar 133 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 21553, APMI 8808, FRD 181 vota.
SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 324 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 51604, APMI 437044, FRD 2044 vota.
VLORË
Qarku Vlorë janë numëruar 359 nga 432 kuti, ku ASHE ka marrë 66302 vota, APMI 31464 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 2276.
PËRFUNDON NUMËRIMI, KAVAJA JO MË BASTION I SË DJATHTËS, KRYESON E MAJTA
Ora 07:05- Ka përfunduar sot në orët e para të mëngjesit numërimi i votave në Bashkinë e Kavajës. Edhe pse e njohur si një ndër bastionet e së djathtës, në këto zgjedhje Kavaja ka zurprizuar, pasi më shumë vota ka marrë e majta. Kështu sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga KQZ PS ka marrë në Kavajë 6560 vota krahasuar me 4150 vota të PD.