Home Aktualitet Përgjaken akset kombëtare, 8 të vdekur brenda 24 orëve

Përgjaken akset kombëtare, 8 të vdekur brenda 24 orëve

591
0

Përgjaken rrugët kombëtare, brenda 24 orëve të fundit 8 të vdekur në aksidente.

Aksidenti i parë tragjik ndodhi orët e para të ditës së sotme ku 3 fëmijët e familjes Kola gjetën vdekjen. Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.

Ndërsa një 55-vjecar u aksidentua mbrëmë në aksin Fier-Lushnje. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecar.Pasditen e sotme, në harkun kohor të 24 orëve dy aksidente të tjera rrisin bilancin e viktimave. Një kalimtare rreth 57-vjec e identifikuar si Diamanda Merko, u aksidentua në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe për pasojë humbi jetën. Ajo u përplas për vdekje nga një automjet tip Hundai me traga TR 1781 T i cili drejtohej nga Kosta Lapa. Ka qenë vetë drejtuesi i automjetit i cili pasi ka ndalur makinën ka lajmëruar edhe sallën operative të komisariatit të Gjirokastrës.Shkak për këtë tragjedi mësohet të jetë bërë kalimi i gabuar i shtetases Diamantia Merko.

Nga përplasja e dy makinave në aksin Peqin-Elbasan, humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Komisariatit të Policisë Peqin, ku si pasojë e përplasjes fatale mes një makine tip Volksvagen me targa të huaja YKY 8913 më një një tjetër mjet tip Opel, 3 persona humbën jetën. Viktimat në këtë aksident të rëndë janë 40-vjecari Agim Salliu pasagjer në mjetin tip Volsvagen, dhe Bernarda Dibra vetëm 18-vjec, pasagjere në mjetin Opel. Viktima tjetër Alban Hojka, që drejtonte mjetin Opel humbi jetën pak orë më pas në spitalin e Elbasanit.

Të plagosur rëndë vazhdojnë të jenë 52-vjecarja Samie Salliu, 30-vjecari Klodjan Greca dhe dy persona të tjerë me inicialet E.S dhe A.B përkatësisht 21 dhe 19 vjec. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor, rezulton, se mjeti tip Opel i cili udhëtonte nga EL në PE, ka dalë nga aksi i tij dhe është futur në aksin tjetër të rrugës, nga ku lëvizte mjeti tip Volsvagen. Ky është aksidenti i 4-tërt, që con në 8 numrin e të vdekurve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here