Home Sport Futbolli europian, dominojnë Barcelona e Spanja

Futbolli europian, dominojnë Barcelona e Spanja

721
0

Barcelona dhe Spanja vazhdojne te dominojne futbollin evropian, duke pushtuar edhe formacionin me te mire qe publikohet ne fund te cdo viti nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”. Gjashte futbolliste qe luajne ne Primera Division, mes tyre pese te Barcelones jane pjese e 11-teshes me te mire te 2010, ndersa nuk mund te mungonin dhe tre kandidatet kryesore per te fituar “Topin e Arte”.

Andres Iniesta, Xavi Hernandez dhe Lionel Mesi jane perfshire ne formacionin me te mire te vitit, nderkohe qe nje vend ne mesin e fushes ka fituar talenti tjeter i Barcelones, Sergi Busquets. Lojtari tjeter i skuadres me ne forme te momentit eshte Gerard Piquet, i cili eshte zgjedhur si nje nga mbrojtesit me te mire bashke me brazilianet e Interit Maikon e Lucsio si dhe portugezin e Benfikes, Koentrao.

Paraqitja e shkëlqyer ne Boterorin 2010, ka renditur ne formacionin me te mire te vitit mesfushorin e kombëtares gjermane dhe Bajernit te Mynihut. Bastian Shvajnshtajger, ndersa ndryshe nga kandidatet per “Topin e Arte” ne 11-shen me te mire nje vend jka fituar futbollisti i Interit Wesley Sneijder. Nuk mund te mungonte ne formacionin me te mire te vitit kapiteni i kombëtares se Spanjes, Iker Casillas, i cili ka marre nje tjeter vlerësim pas “Dorezes se Arte” si portieri me i mire i Boterorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here