Home Politike Rama: PS, e vetmja rrugë për të ndërtuar Europën në Shqipëri

Rama: PS, e vetmja rrugë për të ndërtuar Europën në Shqipëri

700
0

Kryesocialisti Edi Rama nga njësia numër 9 në Tiranë, vuri theksin tek përfaqësimi i “Aleancës për të Ardhmen”, në këtë zonë me kandidatin Armond Halebi, ndërsa sulmoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Sali Berisha, i cili po rrënon përditë ekonominë shqiptare. “Habitem sesi Saliu gjen kurajon t`ju thotë se ju jeni të parët, ndërsa nuk tregon një qytet apo komunitet ku ata qeverisin dhe kanë një model urban të arsyeshëm. Mjafton të shihni përreth Tiranës dhe ngjitur me Kopshtin Zoologjik, ku ullishtat janë bërë kodra me pallate”. Më tej, kreu opozitar tha se Tirana e tejmbushur me qytetarë, kërkon realizimin e projekteve dhe jo premtime boshe. Duke bërë një krahasim, Rama theksoi se të gjithë kanë ardhur në kryeqytet për një jetë më të mire. “Ç`farë kërkon Saliu me të gjithë kukullat e tij, që i ka lëshuar në Shqipëri, se këto na qerkeshin zgjedhje vendore. Sikur kjo të ishte kaq e thjeshtë, asnjë komunitet vendor nuk do të votojë asnjë nga kukullat e tij, sesa modeli i qeverisjes vendore. Eshtë modeli i shkatërrimit urban, i shthurjes urbane e rrënimit ekonomik”. Rama tha se e vetmja rrugë është vota në 8 maj për PS, për të ndërtuar Europën në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here