Home Aktualitet Gramsh, përplaset autobusi me mësues, 1 i vdekur 10 të plagosur

Gramsh, përplaset autobusi me mësues, 1 i vdekur 10 të plagosur

534
0

gramsh-akisdentNjë autobus me mësues është përplasur me një automjet tip “Fuoristradë” në orët e para të mëngjesit në fshatin Çekrez të Gramshit. Si pasojë e aksidentit mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Si pasojë e përplasje dy automjetet kanë dalë nga rruga duke rënë edhe rreth 2 metra nga ura.

Raportohet se viktima është 55-vjeçari Hysen Braçja, i cili ka qenë duke udhëtuar me fuoristradën AA875CK.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se autobusi me targa AA643CK transportonte nga Sulti drejt Skënderbegasit mësuesit e shkollave të kësaj komune.

Mësohet se të plagosurit, kryesisht mësues, janë dërguar në spital nga ku konfirmohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here