Home Aktualitet Berisha takon gardistet, puçistet vazhdojne skenarin

Berisha takon gardistet, puçistet vazhdojne skenarin

681
0

Nga Garda e Republikes ku pergezoi kreret e saj per punen e tyre gjate demonstrates Kryeministri Sali Berisha deklaroi se puci ndaj institucioneve po vazhdon,por vetem se kesaj here me nje skenar tjeter.Duke iu referuar organit te akuzes kreu i qeverise tha se flete arrestet per kreret e gardes ishin te pabazuara ne hetime ndersa shtoi se nepermjet kesaj prokuroria indirekt kerkon te lere kryeministrine te pambrojtur.

Gjendemi para një skenari të dytë, skenari B, më i pabesueshmi. Dje u lëshuan urdhëra arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së gardës pa bërë asnjë hetim. U morr rregullorja e gardës, u pa që ky është komandanti, e kshu me rradhë, dhe arrest. Cfarë ishte kjo? Kjo ishte mesazhi, po mbrojtje kryeministrinë, arrestohesh. Ti vësh në arrest do të thotë që indirekt të ftohet, të sulmohet kryeministria, aty e kanë gjithë hallin, e pastaj ti thuash gardistëve që po e mbrojtjët arrestoheni. Dëshpërim se ata që dështuan me skenarin A, me skenarin B do marrin turpin e tyre”, tha kryeministri Berisha.

Me tej kryeministri ka akuzar dhe Sherbimin informativ i cili sipas tij u tregua i verber dhe i shurdher ndaj grushtit te shtetit qe pergatiti Edi Rama. Në këtë kontekst, ai bëri një apel dhe kreut të PS. “Nga e gjithë Shqipëria erdhën me qindra informacione dhe erdhi zero informacion nga ajo agjenci që krimin antikushtetues e ka objekt kryesor. Kush e shurdhoi? Këto do shqyrtohen. Kërkesa ime është të marrësh pasojat dhe të të them që sdo mund ta bësh më kurrë herë tjetër”, vijoi ai. Me pare kreu i qeverise pati nje takim me drejtues te policise se shtetit ku shprehu vleresimin per uniformat blu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here