Home Auto Ferrari nxjerr makinen e pare familjare

Ferrari nxjerr makinen e pare familjare

718
0

Katër vende të rehatshme, por e njëjta shpejtësi dhe luks, në Ferrari-n e parë familjar të historisë. Në lajmin e publikuar nga “Corriere della Sera” mësohet se shumë shpejt do të dalë në treg surpriza e re e papritur e markës më të njohur sportive në botë.

”Makina e re me 12 cilindra bashkon ne vetvete, ashtu siç askush nuk ka ditur të bashkojë, karakterin veçanërisht sportiv dhe rendimentin e lartë, një elegancë të rafinuar dhe një rehati të jashtëzakonshme, për të bërë që drejtuesi dhe pasagjerët të përjetojnë emocione unike”, shkruhet në prezantimin e makinës në faqen zyrtare të kompanisë.

Ndryshe nga makinat e zakonshme, pesha e të cilave përqendrohet në pjesën e motorit, falë një teknologjie të veçantë, pesha e Ferrari-t që do të dalë në treg do të jetë e shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë në të gjithë pjesët e trupit.

Makina ka një motor prej 6 200 centimetrash kubikë, 660 kuaj fuqi dhe mund të arrijë deri në 8 mijë xhiro në minutë. Ajo është në gjendje që të kapë shpejtësinë e 100 km/h brenda 3,7 sekondave nga nisja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here