Home Eduard Zaloshnja Eduard Zaloshnja: Ekonomia dhe kriza politike

Eduard Zaloshnja: Ekonomia dhe kriza politike

465
0

Objektivi i çdo ofruesi mallrash apo shërbimesh (privat ose shtetëror) është që të plotësojë nevojat e qytetarëve për to. Në qoftë se qytetari nuk ka nevojë për një mall apo shërbim të caktuar, humbet edhe arsyeja e ofrimit të tij. Por kjo arsye mund të bjerë edhe kur qytetari nuk ka mundësi ta blejë mallin apo shërbimin e ofruar – pra, kur qytetari nuk ka fuqi blerëse. Zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare tregojnë se pikërisht fuqia blerëse e qytetarëve po bie.

Bazuar në të dhënat më të fundit të faqes së internetit të CIA-s amerikane dhe të raportit të The Economist Intelligence Unit, mund të llogaritet se në Shqipëri konsumohen brenda një viti rreth 11.5 miliardë dollarë mallra e shërbime të ofruara nga privatët dhe shteti (shteti dhe organizata bamirësie private ofrojnë disa shërbime e mallra falas, por sidoqoftë edhe ato e kanë koston e tyre). Në vlerën e mallrave/shërbimeve që konsumohen në Shqipëri, janë të trupëzuara rreth 3.4 miliardë dollarë mallra/shërbime që importohen, ndërkohë që trupëzohen edhe rreth 1.2 miliardë dollarë në formën e konsumimit të makinerive dhe mjeteve të importuara. Me fjalë të tjera, për çdo 100 dollarë mallra e shërbime të konsumuara në Shqipëri, rreth 40 dollarë shkojnë jashtë vendit për të mbuluar vlerën e importeve.

Për ta bërë paragrafin e mësipërm më të kuptueshëm për lexuesin, le të sjellim disa shembuj. Sa herë blejmë një bukë në dyqanin pranë shtëpisë, më shumë se gjysma e 800-lekëshit që paguajmë shkon për të mbuluar importimin e grurit dhe konsumimin e makinerive, automjeteve, karburantit e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e miellit dhe, më pas, të bukës. Ndërsa kur blejmë domate të prodhuara në sera diku në Myzeqe, rreth 40% e çmimit mbulon konsumimin e impianteve, automjeteve, karburantit, e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e tyre. Për të mos folur pastaj për cigaret apo pajisjet elektronike, në çmimin e të cilave importi është trupëzuar në nivelin mbi 75%.

Por si ia kemi dalë ne që të dërgojmë jashtë Shqipërisë 40 dollarë për çdo 100 dollarë mallra dhe shërbime të konsumuara në vend?

Së pari, ky deficit është mbuluar nëpërmjet eksporteve të mallrave e shërbimeve shqiptare, të cilat kapin shifrën e 1.6 miliard dollarëve në vit. Së dyti, nëpërmjet dërgesave të emigrantëve, të cilat, kohët e fundit, mezi arrijnë nivelin e rreth 1 miliard dollarëve në vit. Së treti, nëpërmjet ndihmave dhe kredive të huaja që merr shteti dhe privatët shqiptarë, të cilat janë në nivelin 0.8 miliardë dollarë në vit. Së katërti, nëpërmjet investimeve të huaja direkte, që kapin shifrën e 0.4 miliardë dollarëve në vit.

Po t’i mbledhim sĂ« bashku kĂ«to burime, bĂ«jnĂ« rreth 3.8 miliardĂ« dollarĂ«. Pra, mbeten edhe 0.8 miliardĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar 4.6 miliardĂ« dollarĂ«t e importit tĂ« trupĂ«zuar nĂ« vlerĂ«n e mallrave dhe shĂ«rbimeve qĂ« konsumohen çdo vit nĂ« vend. Dhe ku gjehen kĂ«to 0.8 miliardĂ« dollarĂ«? Le ta ulim zĂ«rin (qĂ« tĂ« mos na dĂ«gjojĂ« njeri): JanĂ« paratĂ« e trafiqeve ilegale dhe paratĂ« e pista qĂ« futen nĂ« ShqipĂ«ri…

Duke parë listën e burimeve të financimit të deficitit tonë tregtar, dy syresh duken qartë që kanë tendencë zbritjeje. Së pari, dërgesat e emigrantëve janë vazhdimisht në ulje, për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet ku punojnë shumica dërrmuese e tyre, si dhe për shkak të shkëputjes graduale të lidhjeve me vendin e origjinës. Së dyti, paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista nga jashtë janë vazhdimisht në ulje, për shkak të trysnisë që ushtrojnë fqinjët tanë europianë ndaj qeverisë për t’i luftuar ato.

Tri burimet e tjera (eksportet e mallrave dhe shĂ«rbimeve, ndihmat dhe kreditĂ« e huaja, investimet e huaja direkte) mund tĂ« rriten, pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar uljen e dy burimeve tĂ« para, vetĂ«m nĂ« qoftĂ« se vendi arrin stabilitet politik. KĂ«shtu, pĂ«r shembull, industria dhe turizmi mund tĂ« bĂ«hen njĂ« burim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m valute, nĂ« qoftĂ« se investitorĂ«t strategjikĂ« do tĂ« shohin shenja tĂ« mbarimit tĂ« kofliktit tĂ« egĂ«r politik 20-vjeçar nĂ« ShqipĂ«ri (NĂ« tremujorin e parĂ« tĂ« 2011-Ă«s, investimet e huaja direkte u pakĂ«suan me rreth 140 milionĂ« dollarĂ«, karahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«…) NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« fluksi tĂ« rritur kapitali, eksportet industriale dhe turizmi ynĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« bazohen kryesisht te mineralet e papĂ«rpunuara, te prodhuesit e vegjĂ«l tĂ« fasoneve dhe te turistĂ«t modestĂ« patriotikĂ« nga trevat shqiptare pĂ«rreth dhe nga diaspora. Gjithashtu, ndihmat dhe kreditĂ« e huaja (institucionale dhe komerciale) nuk mund tĂ« rriten pa u realizuar stabiliteti politik i shumĂ«pritur. PĂ«r shembull, mospranimi i kandidaturĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE pengon tĂ« vijnĂ« rreth 450 milionĂ« dollarĂ« nĂ« vit pĂ«r fondet e zhvillimit rural, rajonal, dhe tĂ« burimeve njerzore.

Kriza aktuale politike rreth BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, jep pikĂ«risht mesazhin e destabilitetit politik nĂ« ShqipĂ«ri. NjĂ« kalim nĂ« KQZ i mandatit tĂ« kryebashkiakut nga Rama te Basha siguron tĂ« paktĂ«n edhe dy vjet luftĂ« tĂ« egĂ«r politike nĂ« vend. Ose, thĂ«nĂ« me fjalĂ« tĂ« tjera, siguron edhe pĂ«r dy vjet tutjen e investitorĂ«ve strategjikĂ« privatĂ« e institucionalĂ«, tĂ« cilĂ«t, pĂ«rndryshe, mund ta shihnin ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend ku ia vlen tĂ« investosh…

Previous articleArgjentinĂ« – ShqipĂ«ri 4:0, tĂ« rinjtĂ« kuqezi luajnĂ« me dinjitet
Next articleLezhë, ekzekutohet 28- vjeçari. Pranga autorit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here