Një tjetër aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Vetëm pak minuta më parë , në zonën pranë Ministrisë së Jashtme një person ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një automjet.
I lënduari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Ndërkaq mëngjesin e sotëm një 75-vjeçare humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në zonën e njohur si “Unaza e Re” në kryeqytet.