Home Aktualitet Gardistet e plagosur nuk lejohen te dalin nga kryeministria

Gardistet e plagosur nuk lejohen te dalin nga kryeministria

575
1

Kamera e News 24 ka filmuar pamje ekskluzive të pjesëtarëve të gardës së Republikës, duke u mjekuar brenda ambienteve të kryeministrisë, pas plagëve që ata morën pas protestës së opozitës. Efektivat e gardës që hapën zjarr ndaj demonstruesve të opozitës nuk janë lejuar të largohen nga ambientet e kryeministrisë, për asnjë moment që nga dita e premte.

Ata janë urdhëruar nga drejtuesit e tyre të mos largohen për asnjë moment nga institucioni për cdo lloj arsyeje. Nuk dihet për cfarë arsyesh është dhënë ky urdhër, por prej tre ditësh të gjithë pjestarët e gardës që morën pjesë në operacionin për mbrojtjen e kryeministrisë po qendrojnë të izoluar në ambientet e selisë qeveritare, madje edhe në rastet emergjente kur ata kanë patur nevojë të mjekohen.

Kamera e News 24 ka fiksuar personelin mjekësor që ka shkuar me mjete transporti të ndihmës së shpejtë, duke mjekuar gardistët brenda rrethimit të kryeministrisë. Efektivat e gardës të dëmtuar gjatë protestës shihen në një pamje krejtësisht të pazakontë, a thua se janë në situatë lufte, duke marrë mjekim të specializuar mjekësor në natyrë të hapur.

Ata ndodhen në oborrin e kryeministrisë, brenda asaj që cilësohet si zonë rreptësisht e ndaluar për cdo qytetar dhe si zonë e rëndësisë së lartë për gardën e republikës. Ndërsa ata mjekohen për plagët që kanë marrë, territori është në juridiksionin dhe ruajtjen e gardës së republikës, gjë që u jep rëndësi maksimale atyre se nuk mund të ndalohen ose shoqërohen nga agjencitë ligj-zbatuese, nëse ndaj tyre është lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria.

1 COMMENT

  1. asgje te re nga shqiperia .qysh nga zogu,enveri,sala nano,edi te gjithe keta hajdute qe ndodhen apo do te ndodhen ne ferr i barti ne kerbac populli i mjere i stervuajtur e gjithmone i etshem por jo per demokraci por per gjak se shqiptaret nuk dine ceshte demokracia se hajnine mashtrimin vrasjet me njeri tjetrin tradhtine pabesine per te gjitha keto jemi te njohur kudo ne bote apo me shkurt njerez me bisht,ashtu edhe ne kosove shikoni se kush udheheqe shtetin thaqi,ramushi,limaj,ceku,keta kinse na paskan cliruar kosoven ,ata kane cliruar p.e sames se vet,ne shqiperi kane pasur disa kampe trajnimi dhe secili ka pasur policine dhe burgun e vet ,me ate polici e ne ato burgje kane masakruar njerezit e vet per tu deshmuar me shume se tjetri grupi me iforte ka qene grupi i ketyre trimave te permendur me larte dhe derisa keta trima luftonin per pushtet ne shqiperine e sigurt femijet e pafajshem vriteshin ne nje lufte te paorganizuar te udhehequr nga kriminelet e permendur ata sot kontrollojne shtetin kane vrare dhjetra njerez pas luftes qe ju kane kundervene direkt apo indirekt ndersate tjeret i kane thuaj motivuar si ne kemi luftuar per kete eshte e jona dhe mos ta lejome dike t na prishi rahatine e gjitha ne te gjithen d.m.th.para lufte kishin te gjitha por ju pengonte serbi qe s ju bente asgje sot 11 vite pa serbe kosova ne vuajtje e mjerim,korrupsion papunesi llojlloj kriminelesh,pa kurrfare infrastrukture ,thjeshte nuk funksionon asgje,ne maqedoni i njejti scenario ne vend se te organizohen me maqedone se bashku sepse jetojne ne nje shtet ata prap me urrejtje formojne ca parti koti gjoja shqiperi e madhe e k. epastaj p. e keshtu me radhe,jetojne ne nje shtet se bashku me maqedone me mijera vjet por skane asgje te perbashket,njeri popull ecen para,zhvillohet e civilizohet kurse tjetri ecen 500 vjet prapa.Gjithkund ne bote jemi t njohur me thenjen ku shkel kemba turkut aty s bin bari,kete thenje e tregojne shqiptaret me andje por ja deshmuam gjithe botes se ne fakt eshte e kunderta e per ta deshmuar kete na eshte dashur ta rrezojme enverin,te shkatrrojme cdo gje qe kemi ndertuar me djerse,te vritemi me njeri tjetrin,te vjedhim kudo neper bote(shif dosjet e shqiptareve ska burg ne bote ku ska shqiptare)pastaj cliruam kosoven me me shume viktima te vrare ndervehte se sa ne lufte,nisem luften ne maqedoni ku vetem populli i shkrete e i pafajshem u vra e u persekutu kurse ato trimat qe nisen luften jetojne neper vila apo neper perendim dhe shiten si trima si gjoja ata kane luftu per ceshtje kombetare dhe derisa bota ecen perpara me tren te shpejte populli shqiptare ecen prapa ne kembe por si delet ne mjegull

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here