Shqipërisë nuk i ka mjaftuar zemra që ka vedosur në fushë për të marrë fitoren përballë Zvicrës, pasi gjunjët ekanë lënë në fushë duke u dorëzuar përballë Zvicrës dhe shqipatërve të saj dhe pranuar humbjen 1-2. Golin eparë shënoi Shaqiri, ndaj të cilët nuk kanë munguar edhe ofendimet dhe shihet me ujë, dyfishoi Land, ndërsa Salihi ngushtoi diferencën për Shqipërinë.
Ndeshja ka nisur mjaft e mirë për për ekipin e Zvicrës që ka një rast të mirë për të rrezikur pas një arkimi të Shaqirit në zonë por mbrojtja kuqezi ka larguar me kujdes duke shmangur rrezikun.
Shqipëria kundërpërgjigjet në minutën e 7 me Ramën që pas një driblimi jashtë zone godet, por Salihi devijon trajektoren e topit. Pak minuta më pas është Cana që shërben për Lilën, ky I fundit nuk arrin të dërgojë topin në zonë pasi miqtë e largojnë në goditje nga këndi. Vazhdojnë minutat e mirë për kuqezinjtë e De Biasit, pasi Agolli arrin të depërtojë deri pranë zonës së rreptësisë, pason tek Rama që tenton të godasë nga 16 metra, por topi mbetet tek një mbrojtes.
Zvicra reagon me Shaqirin që godet brenda zones, por Mavraj dërgon në goditje këndi. Minuta e 20’ ishte më decizivja, pasi kemi shpëtuar për mrekulli. Shaqiri kap në kundersulm mbrojtjen tonë tërësisht jashtë pozicioni. Nga pesë metra largësi para portës nuk gjuan, shërben brenda zone te Stoker, i cili godet me kokë, topi godet shtyllen, Cana spastron zonën përpara se Stocker ta shtynte në portën e boshatisur.
De Biasi bën shenjë që ekipi të sulmojë dhe Rama në krahun e djathtë mbërrin deri në fundore, pason tek Kace që në një pozicion të priret, nga 20 metra tenton portën, por pret në dy kohëBenaglio. Pas sulmit Shqipëria e ka të vështirë që të organizohet për tu kthyer në mbrotje, këtë e shfrytëzon Shaqiri që shpërthen në krahun e djathte të fushës, lë pas Agollin dhe pason Xhakën, I cili është vetëm në zonë, por ashtu sikur edhe në Zvicër fal duke mos gjuajtur.
Zvicerani me origjine shqiptare, i vetem perpara portes hezitoi në mënyrë të pashpjegueshme dhe humbi rastin më të mirë të ndeshjes. Pjesa e dytë ka nisur mjaft e mirë për miqtë nga Zvicra që nuk falin më, por hidhen të gjithë në sulm në kërkim të golit të fitores duke mos toletuar më me rastet e humbura. Vetëm tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë është falanga shqiptare me dyshen Xhaka – Shaqiri që sulmojnë në zonë, ky i fundit përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes sonë duke marë bukur topin, madje ka kohë edhe për ta stopuar, më pas gjuan me gjakftohtësi duke mposhtur portierin Berisha dhe dërguar topin në rrjetë.
Shqipëria tenton që të reagojë me një sulm të shpjetë nga Roshi, i cili gjuan fluturimthi në drejtim të portës, por ndalet nga tranversa, topi kthehet, por Salihi me portën e zbrasur nuk e dërgon në rrjetë duke bërë më të vështirën dhe gjuajtur jashtë. Me këtë rezultat mbyllet ndeshja. Në 10 minutat e fundit Shaqiri kroson në zonë për Lang që shënon golin e dytë të ndeshjes duke cuar Zvicrën në Botëror. Ndërsa në minutat e fundit, Mehmeti fiton një 11-metërsh që kthehet në gol nga Salihi, por që vlen vetëm për statistika.
ATMOSFERA NE FILLIM TE NDESHJES
Fillon super sfida Shqipëri-Zvicër në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, e vlefshme për grupin në në eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014.
Nën një atmosferë inkandshente kanë zbritur në fushë futbollistët e ekipit kombëtar të futbollit, ndërsa e kundërta ka ndodhur për kundërshtarët nga Zvicra, por sidomos për shqiptarët që luajnë për “helvetët” pasi janë vërshëllyer gjatë gjithë kohës që janë prezantuar emrat e tyre në formacionin e ekipit zviceran. Madje, tifozët kuqezi gjatë gjithë kohës që është kënduar himni i Zvicrës, e kanë shoqëruar me vërshëllima nga një pjesë e stadiumit.
stadiumBiasi zbret në fushë me një formacion të ngjeshur në mesin e fushës që synon kundërsulmet e shpejta për të shënuar. Në portë do të jetë Berisha, më pas në qendër të mbrojtjes dyshja Mavraj-Cana, Agolli dhe Lila nga krahët.
Mesi i fushës do të përbëhet nga Bulku, Kace, Abrashi, Rama dhe Gashi, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Salihi. Hiclefd kundërpërgjigjet me Benaljon në portë , më pas Shar, Van Bergen, Rodrigez, Lang, Berhami me Inler në qendër, teksa më të avancuar janë Xhaka, Shaqiri dhe Stoker për të furnizuar të vetëm në sulm Seferovic.
NE TRIBUNEN VIP, PRESIDENTI NISHANI DHE MINISTRJA E SPORTIT, LINDITA NIKOLLA NIKOLLA
Të pranishëm në tribunë për të ndjekur ndeshjen e fundit të Shqipërisë në stadium ishte edhe minstrja e re e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila përkrah presidentit Bujar Nishani po ndjek nga afër sfidën e ekipit kombëtar të futbollit. Në stadium për këtë ndeshje janë të pranishëm mijë tifozë, por të shumtë janë edhe ata që kanë mbetur jashtë shkallëve të stadiumit, pasi nuk kanë gjetur bileta për këtë sfidë.
SHQIPONJA KUQEZI FLUTURON MBI ‘QEMAL STAFA’ PARA NDESHJES
Shqiponja e Lazios, e ardhur posacërisht në këtë ndeshje për të fluturuar në vendin e shqiponjave lëshohet nga kulla pranë stadiumit dhe pasi kryen dy xhiro spektakolare ulet mbi flamurin tone kombëtar në qendër të mesfushës.
Fluturimi i shqiponjës në stadiumin kombëtar u mundësua falë insistimit të Tares dhe Canës të cilët luajnë me Lacion dhe shqiponja është simbol për këtë ekip.
TIRANA NE PRITJE TE NDESHJES
Shqipëria zhvillon sonte me Zvicrën, në stadiumin “Qemal Stafa”, ndeshjen e fundit në shtëpi për eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014, ndërsa në grup është ndeshja e parafundit, pasi këtë edicion do ta mbyllë në Qipro.
Në pritje të ndeshjes që nisi më 20:30, Tirana ka marrë ngjyrën e kuqe të flamurit. Tifozët e ardhur nga rrethet e vendit duken po aq të shumtë sa edhe ata të ardhur nga Kosova. Interesant është fakti se në bulevardin qendror të Tiranës dhe rrugët e sheshet përreth stadiumit, baballarë kosovarë janë të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, veshur kuq e zi. Atmosfera në Tiranë është e gjallë dhe plot entuziazëm.
Ndeshja e sotme paraqitet me një interes të vecantë, pasi pritet të jetë e fundit në epokën ‘Qemal Stafa’ , pasi nuk licencohet më nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare. Në një moment të tillë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biasi do të kërkojnë fitoren përballë ‘helvetëve’ që do të tentojnë që të vulosin kualifikimin. Por sytë e të gjithëve do të jenë te këmbët e shqiptarëve të Zvicrës që sot janë kundër atdheut të tyre.
OBJEKTIVI I SHQIPERISE
Objektivi i Shqipërisë është fitorja për marrë hakun e ndeshjes së parë me Zvicrën duke iu treguar kosovarëve që në ‘Qemal Stafa’ flitet vetëm shqip, por edhe për të përmirësuar edhe ngjitjen një vazo më lart për shortin e kualifikuesve të tjera edhe pse De Biasi ka deklaruar se shpresa vdes e fundit dhe beson akoma te kualifikimi në ‘Play-off’. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e parafundit në grup me 10 pikë dhe kualifikimi do ishte më tepër se një mrekulli nëse do të ndodhte.
Për këtë ndeshje De Biasi zbret në fushë me një formacion të ngjeshur në mesin e fushës që synon kundërsulmet e shpejta për të shënuar. Në portë do të jetë Berisha, më pas në qendër të mbrojtjes dyshja Mavraj-Cana, Agolli dhe Lila nga krahët. Mesi i fushës do të përbëhet nga Bulku, Kace, Abrashi, Rama dhe Gashi, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Salihi.
Hiclefd kundërpërgjigjet me Benaljon në portë , më pas Shar, Van Bergen, Rodrigez, Lang, Berhami me Inler në qendër, teksa më të avancuar janë Xhaka, Shaqiri dhe Stoker për të furnizuar të vetëm në sulm Seferovic.
Ndërsa topin e parë të ndeshjes do ta shkelmojë Klodian Duro, duke i dhënë lamtumirën e fundit futbollit të luajtur, pasi ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
Me interes pritet edhe reagimi i Tifozëve Kuqezi pas letrës drejtuar kosovarëve të Zvicrës që të moj pranojnë të luajnë. Sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera në zonën e Evropës për kualifikueset.