Home Aktualitet Xhamia e Namazgjasë, KMSH do të ribëjë projektin

Xhamia e Namazgjasë, KMSH do të ribëjë projektin

589
0

xhamiaKatër ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit, anulloi lejen zhvillimore të godinës 8-katëshe që do të ngrihej ngjitur me xhaminë e re të myslimanëve, te lulishtja e Namazgjasë. Duke qenë se leja ishte e përbashkët, ra edhe leja për ndërtimin e xhamisë, duke ngritur kështu pikëpyetje për vazhdimësinë e këtij projekti.

Xhamia e re e myslimanëve do të ndërtohet në të njëjtin vend, tek lulishtja e Namazgjasë. Nuk do të zbatohet i njëjti projekt, i cili kishte marrë edhe lejen për ndërtim, por myslimanët tashmë duhet t’i futen punës dhe të bëjnë gati një projekt të ri për xhaminë e tyre. Që sigurisht duhet t’i përshtatet edhe sipërfaqes së truallit që ata kanë në dispozicion, prej 5500 metrash katrorë, pasi familja Kruja, me rënien e projektit të godinës së saj, e tërheq edhe truallin prej 2050 metrash katrorë që i kishte lënë KMSH-së, për ndërtimin e xhamisë më të madhe të myslimanëve të Shqipërisë.

Në fakt, lajmi se qeveria i ka kërkuar Komunitetit Mysliman që të nisë punën për një projekt të ri dhe ta paraqesë për miratim në të njëjtin vend, është bërë i ditur nga vetë familja Kruja, e cila kishte nënshkruar një marrëveshje noteriale me KMSH-në, për shfrytëzimin e një pjesë të sipërfaqes për interesat e kësaj familjeje. Lajm konfirmohet edhe nga vetë KMSH, të cilët thonë se ata janë të sigurtë se do të gjendet një variant i mirë pëër ët gjithë palët.

Alban Bala, nipi dhe përfaqësuesi i familjes Kruja, ka reaguar ditën e djeshme në “Facebook”, duke i vënë në dijeni të gjithë besimtarët myslimanë se marrëveshja mes KMSH-së dhe kësaj familje për truallin ku do të ndrëtohej xhamia e re ka rënë, dhe se ai ndiente keqardhje për Komunitetin Mysliman që s’kishte reaguar, por iu nënshtrua vendimit të KKT-së, për rrëzimin e projektit fillestar të saj.
“Të nderuar miq, Me keqardhje ju bëj me dije se vendimi i fundit i KKT rrëzoi marrëveshjen e arritur mes KMSH dhe Familjes Kruja që kam nderin të përfaqësoj.

Vendimi i KKT ndërpret çdo marrëdhënie juridike mes palëve dhe i heq projektit aktual të xhamisë së Namazgjasë truallin e nevojshëm për zhvillim.
Familja Kruja dëshmoi në këtë marrëveshje gatishmërinë e plotë për të mbështetur realizimin e projektit të xhamisë së Namazgjasë duke lënë në dispozicion të vakfit islamik rreth 750 m2, dhe duke vënë në shërbim të xhamisë krejt sipërfaqen e mbetur prej 1.300 m2 ndërsa kërkoi gëzimin e të drejtës së pronës së saj historike sipas një projekti të ofruar nga arkitekti turk si zgjidhje e pranueshme mes palëve.

Sot, zyrtarë të qeverisë i bënë me dije familjes Kruja se i kanë kërkuar KMSH ribërjen e projektit të xhamisë dhe riparaqitjen e tij për leje zhvillimi në të njëjtin vend.
Vijimi i procesit është ende i paqartë ndërkohë që xhamia e Namazgjasë nuk gëzon më një leje të vlefshme ndërtimi.

Ndërsa falenderoj personalisht nënkryetarin e KMSH Gazmend Aga për negociatat profesionale të kryera prej tij, më duhet të shpreh keqardhjen e thellë të Familjes Kruja për reagimin e dobët dhe të nënshtruar të KMSH pas rrëzimit të lejes. KMSH përdhosi një marrëveshje trepalëshe mes Komunitetit, familjes Kruja dhe Bashkisë, që mundësoi sigurimin e truallit të nevojshëm dhe marrjen e një lejeje tashmë të shfuqizuar.

E fundit vetëm për nga rradha, i shpreh mirënjohjen bashkisë së Tiranës për vullnetin e plotë pozitiv që dëshmoi për t’u mundësuar besimtareve ndërtimin e një xhamie dinjitoze dhe për të respektuar kontributet e palëve që u përfshinë në proces.Lus Zotin t’i japë rrugë këtij problemi që u krijua panevojshëm dhe mbes besim plotë se secili do të marrë shpërblimin e nijetit të tij”, – ka shkruajtu Alban Bala dje në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here