Home Aktualitet Ermal Mamaqi, pagjume por i lumtur

Ermal Mamaqi, pagjume por i lumtur

785
0

ermal-mamaqi-baba“Dita më e bukur në jetën tonë. Erdhi në jetë djali ynë, Joeli”, ishte ky mesazhi që çifti i njohur, Ami Toska dhe Ermal Mamaqi, u dërguan miqve të tyre, si dhe fansave më 30 shtator, dita kur u bënë prindër për herë të parë. Aktori i njohur i humorit, që së fundi ka qenë më aktiv në muzikë, e ka ndarë me fansat këtë ngjarje të veçantë në jetën e tij, ndërkohë që Ami dhe djali i tyre Joel janë kthyer tashmë në shtëpi dhe gëzojnë shëndet të plotë. I pyetur nga gazeta “Panorama” për ndjesitë e të qenët baba dhe si po i përjeton këto ditë të para me mysafirin e vogël në shtëpi, Ermali pohon se: “Ndihem i lumtur si baba dhe për herë të parë po më shijon pagjumësia”. Ami u shkëput nga ekrani për të pasur një shtatzëni të kontrolluar, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u kujdes për përgatitjen e dhomës së bebes. Çifti i 31-vjeçarëve e mbajtën sekret emrin e djalit deri ditën e lindjes. Ata kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Joel (Zoti dhe Perëndia), pra me një emër biblik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here