Home Aktualitet Kroaci, rrëzohet avioni i Damir Fazlliç

Kroaci, rrëzohet avioni i Damir Fazlliç

864
0

Një avion i vogël biznesi, i nisur nga Tirana drejt ishullit të Bracit në Kroaci, pësoi dje një aksident në zbritje, çka shkaktoi djegien e pjesshme të tij. Mediat kroate njoftuan se pasagjerët e vetëm të këtij avioni ishin, Damir Fazlliç, 35 vjeç dhe Ivan Zogoviç, 62 vjeç. I pari njihet në opinionin publik shqiptar, si miku i kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa, për të dytin agjencia e lajmeve kroate, “Vjesti” raporton se është jurist në profesion, me shtetësi amerikane dhe kombësi serbe. Anëtarët e ekuipazhit kanë qenë pilotët Zoran Modly, 62 vjeç, Milos Stanojeviç, 33 vjeç, si dhe stjuardesa 28-vjeçare, Senka Vukeliç, të tre me shtetësi dhe kombësi serbe. Për fat të mirë, që të gjithë i kanë shpëtuar për mrekulli këtij aksidenti të rëndë, duke pësuar vetëm plagosje të lehta.

Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se Avioni Cessna 550, në pronësi të kompanisë “Princ Aviation” njoftoi rreth orës 16:56 të pasdites së djeshme qendrën e emergjencave në Split, se po haste vështirësi gjatë uljes në pistën e aeroportit të Bracit. Nisja e avionit Cessna 550 nga aeroporti i Rinasit është konfirmuar për televizionin “NEWS24” nga Drejtoresha e Komunikimit në aeroport, Arlinda Çausholli. Gazeta Shqiptare publikon sot detaje rrethanat si ndodhi aksidenti.

Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, njihet si një nga miqtë e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Ai është autor i ardhjes së firmës lobiste BG&R, e cila bëri fushatën elektorale të Partisë Demokratike në vitin 2005 e mandej edhe të këshilltarit amerikan, Tom Ridge. Rreth një vit më parë, Prokuroria shqiptare filloi ndaj tij hetimet pas dyshimeve të ngritura në media por edhe nga opozita se biznesmeni serbo-boshnjak po ushtronte në vendin tonë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave. Pas shtatë muajsh hetime, prokuroria e Tiranës nuk mundi të ngrejë ndonjë akuzë ndaj Fazlliç, për shkak se nuk gjeti prova dhe fakte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here