Home Bota Tjeter tragjedi ne Lampeduza, fundoset anija, 34 te vdekur

Tjeter tragjedi ne Lampeduza, fundoset anija, 34 te vdekur

555
0

lampedusa-tragjediNjë anije me rreth 250 emigrantë në bord është fundosur në ngushticën e Siçilisë.

Siç raportojnë mediat italiane, një avion e ka parë anijen të përmbysej dhe më pas të fundosej.

Nga burime të Marinës, të agjencisë së lajmeve ANSA, ekipet e shpëtimit kanë gjetur kufoma në det.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar anijet e marinës, dhe janë nisur helikopterë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth 60 milje në jug të Lampeduzës.

Italia goditet nga nje tjeter tragjedi, vetem një javë më pasi më shumë se 300 persona u mbytën kur anija e tyre u fundos në afërsi të ishullit të Lampeduzës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here