Home Aktualitet Reshjet e shiut krijojne situate emergjence ne Gjirokaster, 7 ore pa drita

Reshjet e shiut krijojne situate emergjence ne Gjirokaster, 7 ore pa drita

494
0

Koha e keqe dhe reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë gjatë gjithë ditës kanë shkaktuar një gjendje emergjencë ne Gjirokastër. Dalja nga shtrati e lumti Drino ka përmbytur nënstacionin elektrik duke lënë gjithë qytetin pa drita që prej orës 14:00. Dy komuna janë të bllokuara, Lunxhëri dhe Antigone, ndërsa në qytet situata paraqitet mjaft emergjente. Rreth 2/3 e qytetit është është në ujë, ndërsa më e rëndë paraqitet situate në hyrje të Gjirokastrës në zonën e quajtur ‘Ura e Lumit’. Me depërtimin e ujit thuajse në të gjithë qytetin dhe me rritjen e nivelit të tij brenda në qytet kanë depërtuar shumë mbetje urbane. Prefektura prej orës 19:00 ka ngritur shtabin e emergjencave, i cili po punon në terren. Reshjet e shiut vazhdojnë. Kjo është një situatë e cila prej vitesh në këtë periudhë të vitit përsëritet në qytetin e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here