Home Aktualitet Rama nga Fieri: Më 28 janar protesta e rradhës kundër krimit qeveritar

Rama nga Fieri: Më 28 janar protesta e rradhës kundër krimit qeveritar

832
0

Nga Fieri, ku ndodhej për t’i dhënë lamtumirën e fundit Faik Myrtaj njërit prej të vrarëve në demonstratën e 21 janarit, kreu socialist Edi Rama njoftoi mbajtjen e demonstratës së rradhës më 28 janar në orën 14:00.

“Më të shumë se kurrë për të ndaluar dorën e krimit qeveritar. Demonstrata e dytë në nderim të viktimave. Do rezistojmë paqësisht bashkë me çdo shqiptar kundër krimit në pushtet” – tha Rama

Akuzat ndaj Kryeprokures Ina Rama nga disa deputetë të Partisë Demokraike, lideri socialist tha se janë surrati i vërtetë i regjimit të kusarisë.

“Heroizmi i vrasësve dhe sulmi ndaj Prokurores kambana më e fortë e alarmit. S’ka dhunë shtetërore që ta marrë peng Shqipërinë”

Është zhvilluar sot ceremonia mortore e dy të të varëve të tjerë në demonstratën e 21 janarit para kryeministrisë, ku ka marrë pjesë dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, bashke me shume deputete te tjere te PS-se. Pas ceremonisë mortore të Zyber Veizit në Gjirokasër, është zhvilluar ceremonia mortore e Faik Myrtajt në teatrin Skampa të Fierit, ku kanë marrë pjesë qindra qytetarë. Në fjalën e tij kreu socialist Edi Rama tha se ‘ëndrrat dhe shpresat që e nisën Faik Myrtajn dhe të tjerët drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke e kthyer në një dëshmor të përjekjes shqiptare të ditëve të sotme, do të jenë pikat e referimit, në betëjën tonë të sotme, dhe po ashtu në betejën e nesërme, ku sëbashku”, vazhdoi më tej lideri socialist “do i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve, atdheun që zoti ka caktuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rama bëri me dije dhe demonstratën e rradhës e cila do të mbahet të premten në orën 14:00, ku sipas tij do të jetë një protestë për të dënuar dhunën dhe krimin qeveritar.

“Ditën e premte në orën 14:00, me të gjithë shqiptarët që dënojnë dhunën dhe krimin qeveritar e që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e këtyrë tre shqiptarëve të zakonshem, jeta e të cilëve u pre në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë, më shumë punë e shpresë, e me shumë prespektivë për fëmijët e tyre, që sot janë jetim”- tha Rama

Kjo u tha kreu socialist të pranishmëve, është një ftesë për ju për të gjithë ata që na dëgjojnë, kjo është njëftesë për të vazhduar në rrugën pa kthim drejt një Shqipërie, ku gjithsecili të ndjehet i lirë, dhe ku ligji është i njëtë për të gjithë.

Kreu socialist Edi Rama I bëri thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit që të zbatojë urdhërin e dhënë nga Prokuroria,, për arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës dhe jo urdhërin e një ekzekutori, dhe urdhërat e një pushteti që ka humbur çdo legjitmitet.

Në një konferencë për shtyp kreu socialist akuzoi pushtetin si vrasës të demonstruesve.
“Nuk do të lodhem së përsërituri, për shqiptarët e ndërkombëtaret, se demonstruesit e botës ku duam të integrohemi, nuk qëllohen me plumba”- tha Rama

Sipas Ramës, Saliu lajmëroi antimitungun për të protestuar kundër dhunës, por kundër cilës dhunë do të protestojë ai, tha Rama, kundër dhunës së Gardës apo ministrit të tij.
“Do të vazhdojmë rrugën tonë, nuk zbrapsemi, sepse ky është një udhëkryq ku ndahen dy botë. Ne do vazhdojmë demonstratat, tona pa dhunë paqësisht, me fuqinë e pandalshme të rezistencës qytetare.”-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here