Home Aktualitet Tom Doshi ne prokurori, akuzohet per deklarim te rreme te pasurise

Tom Doshi ne prokurori, akuzohet per deklarim te rreme te pasurise

1000
0

Deputeti Tom Doshi qendroi sot per 2 ore në Prokurorinë e Përgjithshme ku iu komunikua akuza për deklarim të rremë pasurie.

Doshi mbërriti rreth orës 10:35 minuta në Prokurori dhe doli prej andej pas 2 oresh me garancine se gjithcka do te zgjidhet pavaresisht veprimeve tendencioze te prokurorise, sic i quajti ai. “Une do hyje ne parlament, kurse Prokuroria do shkoje ne Gjykate”, tha ai.

Tom Doshi u thirr për t’i njoftuar akuzën e dërgimit në gjyq nga prokurori Adnand Xholi për mosdeklarim pasurie.

Doshi akuzohet se nuk ka deklaruar 3 automjete dhe disa llogari bankare. Çështja hetimore ndaj tij ka nisur prej dy vjetësh pas kallëzimit të bërë nga ILDKP.

Doshi nuk ka kursyer buzëqeshjen teksa i drejtohej hyrjes së godinës së Prokurorisë.

Kurse ne dalje, 2 ore pas deshmise ne organet e akuzes, si Doshi dhe avokati dhane nga nje deklarate per mediat ku spikati, mbeshtetja qe Doshi ka ndaj Rames ne zgjedhjet parlamentare 2017.

Avokati i Tom Doshit
Avokati i Tom Doshit theksoi në dalje nga prokuroria se cdo qindrat ë klientit të tij ëhstë e pastër dhe se janë vetëm disa para të harruara në disa llogari pas transaksioneve me të cilat prokuroria ka ngritur pretendimin për mosdeklarim.
“Cdo qindarkë është e pastër e justifikuar cka e ka pastruar totalisht figurën e tij. Momentalisht edhe këtu kemi një konflikt me prokurorinë që ne i konsiderojmë harresa pëe gjëra të vogla dhe që prokuroria e konsideron deklarime të rreme për disa mbetje të vokgla që kanë mbetur në llogari në kushtet kur janë kryer dhjetra transferime. Shifrat janë të papërfillshme në raport me milionat që janë deklaruar”.

Ne kete moment nderhyn Doshi qe thekson se behet fjale per 2 milione leke te vjetra.

Tom Doshi: Kjo ishte tendencioze, do marr 3 deputetë
Deputeti Tom Doshi vlerësoi se gjithë kjo është tendencioze me qëllim që ai të mos hyjë në parlament.
“Kjo ishte tendencioze sepse u bënë 2 vjet hetim dhe pas 3 ditëve mbaron afati që në bazë të ligjit prokuroria duhet të përfundonte hetimet. Kjo bëhet për zgjedhjet, unë kam një mesazh për elektoralin, të rrini të qetë, unë do vij në parlament dhe prokuroria me të gjitha këto akuza që kanë bërë do vijnë në gjykatë”.

Doshi garanton se pavarësisht cështjes kjo nuk do e pengojë të marrë 3 deputetë.
“Asnjë gjë nuk më pengon se më rritet mbështetja më shumë se ata (elektorati) shohin se kjo është një tendencë për të mos mbërritur unë në parlament, por unë do marr 3 deputetë ne Shkoder”.

Doshi: Mbeshtes Ramen
Edhe pse Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Qershorit nuk kandidon më për Partinë Socialiste, ai abuloi sot se do të mbështesë kryeministrin Rama edhe pas zgjedhjeve. Duket se mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar dhe Doshi ka shuar çdo dyshim për atë që do mbështesë pas zgjedhjeve. Ai thotë se nuk pret asnjë ofertë tjetër dhe do të mbështesë vetëm kryeministrin Rama.

Këtë deklaratë ai e dha pasi doli nga prokuroria ku i’u komunikua akuza për “mosdeklarim pasurie”.

I pyetur nëse ka ndonjë ofertë në garën për deputet, Doshi tha se, “Unë mbështes kryeministrin Rama dhe asnjë ofertë nuk kam pas”.

Doshi kandidon për listat e PSD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here