Home Politike Edi Rama i pergjigjet akuzave te LSI

Edi Rama i pergjigjet akuzave te LSI

1117
0

Deklaratave agresive të sotme të LSI-së ka vendosur t’i përgjigjet indirekt kreu i PS, Edi Rama i cili fillimisht tregohej indiferent ndaj akuzave.

Sot nga Tropoja, kreu i PS, Edi Rama ka ripërsëritur kërkesën ndaj qytetarëve të mos çojnë dëm votën për partitë e tepsive, duke nënkuptuar LSI apo subjekte të tjera të vogla.

“Unë ju jap një këshillë, kur shihni në TV gjithë këto partitë e tjera dhe gjithë këta opinionistë, se këta me atë punë rrojnë. Sa hapet kamera ata rrojnë për Shqipërinë, sa mbyllet kamera, ata janë te tepsia, se për atë rrojnë. Uljani zërin Tv dhe shikojuani fytyrat, dhe kujtojini, kush është ky, çfarë ka bërë? Të gjithë këta që vijnë këtu me parti të vogla e parti të reja, këta janë mjeshtra të manipulimit. Por kanë hyrë e kanë dalë kushedi sa herë në korridoret e pushtetit. Janë mësuar me tepsinë. Mos çoni vota te partitë e vogla, mos çoni vota kot. Se, do i jepni votën Lulit, ca do ja japin se thonë është çuni babës, por do jetë në opozitë të paktën, por për çfarë do u jepni vota partive të tjera…?”, tha Rama.

Rama bën foto-humor me kryetarët e partive të vogla
E si të mos mjaftonte kaq, pas deklaratës ku u kërkonte qytetarëve që të mos hedhin dëm votën me partitë e vogla, kryetari i PS, njëherazi dhe kryeministër i vendit, Edi Rama sjell fotomontazhin e radhës.
Eduard Ndocaj, Ben Blushi të kapur për qafe nga Shpëtim Idrizi dhe nën këmbët e tyre Petrit Vasili e Gjergj Bojaxhiu, është fotografia e publikuar nga Rama në rrjetin social Facebook.

“Na e bo një foto para se të bëhemi kryeministër”, shkruhet mbi foto, ndërsa spikat Vasili i LSI me një kanaçe birra në dorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here