Home Aktualitet Kapet ne Londer i denuari me 25 vjet per vrasje

Kapet ne Londer i denuari me 25 vjet per vrasje

820
0

LONDËR – Arrestohet shqiptari i dënuar me 25 vjet, pas 13 vitesh arrati. Skotland Yard ka vënë dje në pranga në Londër 41-vjeçarin dibran Fadil Hoxha, i cili ishte larguar nga burgjet shqiptare gjatë rrëmujave të vitit 1997. Ngjarja për të cilën ai ka marrë dënimin me 25 vite burg ka ndodhur më 8 tetor të vitit 1992, kur ka vrarë Hysen Luzën dhe ka plagosur Meliha Xhedikun. Pas kësaj ai është vënë në pranga dhe është dënuar me çerekshekulli burg, dënim të cilin kishte nisur ta vuante. Gjatë rrëmujave të vitit 1997, Hoxha është arratisur nga qelitë shqiptare dhe për 13 vjet me radhë nuk ka pasur asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Kjo ka vazhduar deri pak ditë më parë kur në Londër kanë mbërritur nga Shqipëria informacione mbi vendndodhjen dhe identitetin e të kërkuarit Hoxha. Mësohet se këto informacione ishin siguruar nga policia shqiptare në rrugë operative. Bashkë me to, policia shqiptare ka dërguar në Angli edhe urdhër-arrestin në ngarkim të Hoxhës, të cilit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 18 vjet burg nga shlyerja totale e dënimit të marrë në vitin 1993. Skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard ka ekzekutuar në fundjavë fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj të dënuarit shqiptar, ndërkohë mësohet se gjatë momentit të arrestimit në banesën e tij në zonën Enfield, në veri të Londrës, Hoxha ka deklaruar se ai quhet Arben Hoxha dhe se nuk ishte ai personi të cilin kërkonin. Ndërkohë paraditen e djeshme, ndërsa ndodhej në gjykatë ku po zhvillohej seanca e masës së sigurisë në ngarkim të tij për qëllime ekstradime, bëhet e ditur se përfaqësuesja e shtetit shqiptar ka deklaruar në Gjykatën e Ekstradimeve se Fadil Hoxha fshihej duke përdorur identitet të rremë. Po kështu, me anë të këtyre gjeneraliteteve ai kishte mundur të përfitonte nënshtetësi britanike, edhe pse ishte një person i arratisur nga burgu në Shqipëri. Gjatë seancës paraprake, përfaqësuesja e shtetit shqiptar nuk ka bërë të ditur provat e mbërritura nga Tirana, për t’i lënë ato gjatë shqyrtimit të çështjes në themel. Pas kësaj, gjykata ka caktuar një seancë tjetër në ditët në vazhdim ku pritet që t’i jepet mundësia palës mbrojtëse dhe vetë të arrestuarit për të argumentuar në gjykatë se nuk është i kërkuari Fadil Hoxha, por Arben Hoxha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here