Home Aktualitet Aksidentohet familja e ish-zv/ministrit Peka, humb jetën i biri 11 vjec

Aksidentohet familja e ish-zv/ministrit Peka, humb jetën i biri 11 vjec

674
0

Perplasja-peka
Familja e ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik, në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Chrysler” me targë AA200AR, me të cilin udhëtonin bashkëshortja e Pekës, dy djemtë e tij dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz” me targa angleze, e cila drejtohej nga një vajzë që dyshohet se ishte në gjendje të dehur, Uarda Çota, 26 vjeçe. Si pasojë e përplasjes të dyja mjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës e cila është ende në ndërtim e sipër.

Përplasja ka qenë e fuqishme, aq sa njëra nga mjetet është përmbysur. Mësohet se viktimë ka mbetur 11-vjeçari Rubin Peka, ndërsa të plagosurit janë nëna dhe vëllai i tij, Enkelejda Peka dhe 8-vjeçari I.Peka. Gjithashtu i lënduar është edhe një fëmijë 11-vjeçar, i identifikuar si A.Bylykbashi dhe dy vajzat që udhëtonin me automjetin tip “Benz”.
Perplasja-peka1
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Pas kryerjes së proceduarave mjekësore dhe të testit të alkoolit, është vendosur masa ‘arrest në burg’ për drejtuesen e mjetit tip ‘Benz’, 26-vjeçarjen Uarda Çota. Arrestimi i 26-vjeçares është kryer pasi ka rezultuar se ka shkelur normat e qarkullimit rrugor dhe ka kaluar normat e lejuara të alkoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here