Home Aktualitet “Banda e tritolit” me dyer te mbyllura, Sinanaj: Gjykata po mbron mafiozet

“Banda e tritolit” me dyer te mbyllura, Sinanaj: Gjykata po mbron mafiozet

635
0

sinanaj-julianGjykata e Krimeve të Rënda vendos të mbyll dyert në procesin gjyqësorë ndaj “bandës së tritolit”, aty ku për prokurorinë prania e mediave dhe publikut do të dëmtonte procesin pasi provat në këtë dosja flasin dhe për persona të cilët ende nuk janë arrestuar apo janë nën hetim.

Ky vendim u morë pas kërkesës së organit të akuzës, ndërsa u kundërshtua nga Julian Sinanaj, bashkëpunëtori i drejtësisë i cili me deponimet e tij ka ndihmuar prokurorët të zbardhin mekanizmat e ekzekutimeve me pagesë që kryheshin nga kjo organizatë.

Sinanaj ka shkuar dhe më tej duke thënë se nëse seanca procesi bëhet me dyer të mbyllura atëherë kjo është në interes të klaneve mafioze dhe jo në zbardhjen e të vërtetës.

Vendimi për të mbyllur dyert në këtë proces vjen në seancën e 5-të ndaj bandës së tritolit dhe të fundit për vitin 2014, ku Julian Sinanj, Andon Mehillaj , Genis Mehillaj i shpallur në kërkim, Ndricim Gjokona, Marjon Mitro, Albin Mexhaj si dhe Ilir Karçini akuzohen për vrasje kryer bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, organizim i grupit të strukturuar kriminal si dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e një vrasje.

Sinanaj revoltohet në gjyq: Policë e prokurorë të korruptuar, manipuluan provat. Zbardhen replikat

Revoltohet në sallën e gjyqit bashkëpunëtori i drejtësisë Julian Sinanaj, duke hedhur dyshime ndaj policisë dhe prokurorisë.

“Panorama” zbardh debatin, replikat dhe akuzat e Sinanajt në sallën e gjyqit, lëshuar nga prokurorëve e policëve, sipas tij të korruptuar e manipulues të provave.

Teksa perfaqësuesit e akuzes kanë qenë duke lexuar kërkesen per gjykim, Sinanaj ka reaguar duke pretenduar pavertetesi. “Nuk eshte e vertete qe më janë gjetur dy granata me vete ne momentin e arrestimit. Kam pasur vetem nje pistolete”, eshte shprehur Sinanaj.

Ai guxoi më tej t’u kërkonte llogari përfaqësuesve të akuzës se përse nuk ishte arrestuar një person i përmendur në dëshmitë e tij, i cili, sipas Sinanajt, është i afërmi i një zyrtari. “Prokuroria nuk e ka arrestuar”, tha Sinanaj, duke kërkuar nga gjykata që të mos mbulohej krimi i organizuar. I akuzuari kundërshtoi disa herë përpjekjet e gjykatës për t’i ndërprerë fjalën. Sinanaj pretendoi se prej nëntë muajsh i janë shkelur të drejtat e njeriut dhe se i ishte bërë presion psikologjik.

Sinanaj: Gënjeshtra! Janë gënjeshtra! Nuk kam pasur granata me vete. Kam pasur vetëm një pistoletë “TT”. Nuk bëhet gjyq me polici e prokurori të korruptuar. Kam dokument që vërteton që nuk kam pasur asgjë tjetër.

Gjykata: I tërhiqet vëmendja të pandehurit dhe i kërkohet të mos flasë pa leje.

Sinanaj: Zonja gjyqtare! Unë, bashkëpunëtor i drejtësisë, më janë shkelur të drejtat e njeriut. Për nëntë muaj kam qëndruar i izoluar dhe nuk më është dhënë mundësia të kem një avokat. Nëntë muaj gjyqe mediatike.

Gjykata: I pandehur! Të përsëritet vërejtja. Uluni dhe do të flisni vetëm me leje të gjykatës.

Sinanaj: Nuk është arrestuar kushëriri i B… (redaktuar), që më ka dhënë një sasi eksplozivi. Prokuroria nuk e ka arrestuar.
Gjykata: I pandehur! Uluni! Nëse nuk e ndërprisni fjalën do të jemi të detyruar të urdhërojmë përjashtimin tuaj nga seanca gjyqësore!
Sinanaj: Po ju them që më janë bërë presione psikologjike. Nuk luftohet kështu krimi i organizuar.
Gjykata: I pandehur, edhe një herë ju urdhërojmë të ndërprisni fjalën.
Sinanaj: Mos e mbuloni krimin e organizuar.

Rreth një javë më parë ishte kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ju drejtua Kryeprokurorit Adriatik Llalla me një letër për daljen e informacioneve të hetimeve mbi “Bandën e tritolit”.

Në letër numri Didi i kërkonte Prokurorit të Përgjithshëm që të hetonte se nga kanë dalë të dhënat e dosjes që janë publikuar në media, dhe konkretisht dëshmia e Julian Sinanajt dhe Ndriçim Gjokonës. Sipas Didit, për këtë dëshmi nuk ka pasur dijeni asnjë prej specialistëve të Sektorit të Akteve Terroriste në Policinë e Shtetit. Por, kryepolicin e ka shqetësuar më tepër edhe fakti se Sinanaj në gjyq ka deklaruar edhe emra të tjerë, por që policia nuk i kishte arrestuar.

Prandaj, Didi kërkoi ndërhyrjen e Llallës. I penduari i drejtësisë, në të ashtuquajturën ‘banda e tritolit’, Ndriçim Gjokona, ka nxjerrë fakte tronditëse në dëshminë e tij dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, për lidhjet e kriminelëve me struktura të caktuara të policisë. Sipas Gjokonës, vrasësi me pagesë Julian Sinanaj dhe të dyshuarit e tjerë, kishin lidhje të forta dhe me pushtet në policinë e Vlorës. Madje, Gjokona theksonte se njëri prej punonjësve të policisë, ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të Julian Sinanajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here