Home Aktualitet Deshmon nje prej udhetareve: “Kam pare 4 te vdekur”

Deshmon nje prej udhetareve: “Kam pare 4 te vdekur”

505
0

nija
Në tragetin të përfshirë nga flakët prej mëse 24 orësh, dyshohet se ka edhe 4 viktima të tjera,m për katësisht 2 burra dhe 2 gra. Kjo është dëshmia e dhënë nga një shtetas turk, pjesë e 49 personave të shpëtuar të cilët mbërritën në portin e Barit me anijen “Fryma e Tregtarëve të Pireut”.

Ai ka folur për mediat italiane duke u shprehur se ka parë me sytë e tij 4 persona të vdekur, në garazhdin e kamionëve në brendësi të “Norman Atlantic”. Turku shprehet shumë i sigurtë duke thënë se ata ishin përkatësisht 2 burra dhe 2 gra.

“Kam parë me sytë e mi 4 persona të vdekur në garazhdin e kamionëve. Jam shumë i sigurtë, ishin përpara meje! Nuk e di të them tamam se ishte edhe errësirë por besoj se ishin 2 gra dhe 2 burra. Ishin të vdekur po.” është shprehur shtetasi turk.

Nëse dëshmia e shtetasit turk do të rezultonte e vërtetë atëherë do të bëhej fjalë për 5 viktima deri më tani, pjesë e bordit të “Norman Atlantic”, pasi anija shqiptare “Butrinti” pjesë e operacioneve të shpëtimit, gjeti dje trupin e grekut të pajetë, Georghios Doulis i cili u transportua në Brindisi.

Ndërkaq, nga operacionet e shpëtimit, mësohet se janë arritur të shpëtohen 340 persona, ndërsa 138 persona të tjerë vijojnë të mbeten në bordin e anijes në flakë, duke luftuar me mbijetesën dhe kushtet e vështira në të cilat ndodhen prej mbi 24 orësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here